Fillon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Fillon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Paneli Vlerësues për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga Arian Gashi dhe i përbërë nga Visar Krasniqi dhe Elza Bajrami Kastrati, ka filluar hartimin e pyetjeve standarde për intervistimin e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në përputhje me procedurat e përcaktuara për zhvillimin e këtij procesi, tre orë para fillimit të intervistave, Paneli Vlerësues është duke përgatitur pyetjet standarde në prani të monitoruesve nga partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat e shoqërisë civile, me qëllim të garantimit të transparencës dhe besueshmërisë së procesit.


Intervistat e kandidatëve do të fillojnë në ora 11:00.

Në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Atdhe Dema, prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Rafet Halimi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Zejnullah Gashi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë./Periskopi/

Të ngjashme
“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi

Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi

Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron një vend në 1/8 e finales të Kupës së Botës

Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron një vend në 1/8 e finales të Kupës së Botës

“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë

Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë

Tahiri: Politikanët nga Kosova të mos përfshihen në protestat në Shqipëri, do t’i bënin dëm historik të dy vendeve

Tahiri: Politikanët nga Kosova të mos përfshihen në protestat në Shqipëri, do t’i bënin dëm historik të dy vendeve

Operacion masiv i Prokurorisë Speciale – bastisen mbi 40 lokacione

Operacion masiv i Prokurorisë Speciale – bastisen mbi 40 lokacione

Çfarë dihet për të lënduarit nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës?

Çfarë dihet për të lënduarit nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës?

“Dita e Kanadasë” – qytetarët festojnë 159 vjetorin e shtetit

“Dita e Kanadasë” – qytetarët festojnë 159 vjetorin e shtetit

0:000:00