Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

Një aksion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale ka nisur në orët e para të mëngjesit, në më shumë se 40 lokacione në mbarë Kosovën, pas një hetimi disa mujor mbi dyshimet për një skemë të organizuar kriminale.

Këtë operacion e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, pa dhënë detaje shtesë.

Burimet e IndeksOnline thonë se gjatë aksionit janë arrestuar disa persona, ndërsa janë sekuestruar para të gatshme (cash), dokumentacione të ndryshme që dyshohet se lidhen me aktivitetin nën hetim, kompjuterë, si dhe cisterna të përdorura në sektorin e derivateve të naftës.

Sipas burimeve të IndeksOnline, në operacion janë përfshirë Prokuroria Speciale, Njësia e Hetimeve Tatimore e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Policia e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve e Doganës së Kosovës, transmeton Periskopi.

Bëhet e ditur se me anë të kësaj skeme është ndërtuar një system i shpëlarjes së parave në Kosovë.

Ky grup kishte përdorur një skemë të njohur të kontrabandimit dhe shmangies së tatimeve të naftës teknike, e cila ishte përdorur edhe në kontrabandën e naftës në zonën veriore të Kosovës.

Sipas burimeve, nafta ishte importuar nga kompani nga Kosova dhe kishte kaluar transit në Republikën e Shqipërisë.

Shqipëria, sipas burimeve, ka taksa shumë më të larta për naftën, diku mes 20 deri në 40 centë më të shtrenjta se sa në Kosovë.

Grupi, kishte zbarkuar naftën në Shqipëri, ku ajo ishte shitur në tregun e zi, ndërsa maunat ishin mbushur me ujë dhe ishin futur në Kosovë.

Maunat, sipas këtyre burimeve, kishin paguar doganën dhe akcizën, e cila është më e ulët në Kosovë, duke krijuar fitime prej 10 apo më shumë centësh për secilin litër të naftës që ishte zbarkuar në Shqipëri dhe në formë fiktive ishte importuar në Kosovë.


Të ngjashme
“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi

Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi

Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron një vend në 1/8 e finales të Kupës së Botës

Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron një vend në 1/8 e finales të Kupës së Botës

“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

Fillon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Fillon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë

Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë

Tahiri: Politikanët nga Kosova të mos përfshihen në protestat në Shqipëri, do t’i bënin dëm historik të dy vendeve

Tahiri: Politikanët nga Kosova të mos përfshihen në protestat në Shqipëri, do t’i bënin dëm historik të dy vendeve

Operacion masiv i Prokurorisë Speciale – bastisen mbi 40 lokacione

Operacion masiv i Prokurorisë Speciale – bastisen mbi 40 lokacione

Çfarë dihet për të lënduarit nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës?

Çfarë dihet për të lënduarit nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës?

“Dita e Kanadasë” – qytetarët festojnë 159 vjetorin e shtetit

“Dita e Kanadasë” – qytetarët festojnë 159 vjetorin e shtetit

0:000:00