“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

Një grup protestuesish në Shqipëri janë mbledhur mëngjesin e sotëm përpara ambienteve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

Në pamjet e siguruara, dëgjohet se si protestuesit po brohorasin në kor thirrje të tilla si “Rama, Rama, SPAK you”. Përmes këtij tubimi, qytetarët e pranishëm kanë vendosur të padisin publikisht atë që e quajnë “The Albanian Files”.

Sipas tyre, “Albanian Files” është libri që përmban projekte që synohet të ndërtohen në Shqipëri dhe kjo do të jetë dosja që do ta çojë kryeministrin Edi Rama në burg, raporton EuronewsAlbania, transmeton Periskopi.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj gjatë fjalës së saj tha se dorëheqja e kryeministrit është kërkesa e panegociueshme e tyre, ndërsa shprehën mbështetje të plotë ndaj SPAK për të hetuar kryeministrin.


“Ne qytetarë të Shqipërisë dhe protestues prej më shumë se 31 ditësh në shesh, jemi sot këtu për të sjellë prova që sipas nesh dëshmon shkeljet më të rënda të kryeministrit. Në këtë libër gjenden 523 projekte të ndryshme. Në këtë libër gjenden dhe mund të lexohen disa prej problemeve më të mëdha të kësaj qeverisjeje. Rama e ka shmangur konsultimin publik. Ligji 21/24 është ligj që është miratuar për shkak të projekteve të ndryshëm që gjenden në këtë libër vite përpara se të ndryshohej ligji. Në të ka pronarë që nuk kanë dijeni për ekzistencën e këtyre projekteve. Ka një konflikt interesi mes kryeministrit, arkitektëve dhe biznesmenëve të ftuar sepse Rama është kryetar i KKT dhe vendos për miratimin e këtyre projekteve. SPAK ka mbështetjen tonë për veprimet e deritanishme. Ne s’jemi këtu për drejtësi popullore, por për shtet të së drejtës ku kryeministri i vendit trajtohet dhe hetohet si gjithë qytetarët e tjerët”, u shpreh Vatnikaj./Periskopi

Të ngjashme
Prokuroria kërkon paraburgim për menaxherin e motelit në Ferizaj, dyshohet për prostitucion

Prokuroria kërkon paraburgim për menaxherin e motelit në Ferizaj, dyshohet për prostitucion

Dëbim nga Kosova dhe 700 euro gjobë, Themelorja vendos për të ndalurit në Gazimestan

Dëbim nga Kosova dhe 700 euro gjobë, Themelorja vendos për të ndalurit në Gazimestan

Bie numri i bizneseve të reja në Kosovë, sinjal alarmant për ekonominë

Bie numri i bizneseve të reja në Kosovë, sinjal alarmant për ekonominë

Operacioni kundër naftëtarëve- krejt çka dihet deri tash dhe si nisi ky hetim afro dy vite më parë

Operacioni kundër naftëtarëve- krejt çka dihet deri tash dhe si nisi ky hetim afro dy vite më parë

Dështon të nisë gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë vitit 1999

Dështon të nisë gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë vitit 1999

Kurti thotë se ende po e pret certifikimin e rezultateve: Më pas, pa humbur kohë do të kemi diskutimet e nevojshme

Kurti thotë se ende po e pret certifikimin e rezultateve: Më pas, pa humbur kohë do të kemi diskutimet e nevojshme

Mrekulli në Venezuelë, djali gjendet gjallë pas gjashtë ditësh nën rrënoja

Mrekulli në Venezuelë, djali gjendet gjallë pas gjashtë ditësh nën rrënoja

Haaland për përballjen me Brazilin: Nuk do të jetë e lehtë

Haaland për përballjen me Brazilin: Nuk do të jetë e lehtë

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi

Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi

0:000:00