Operacion masiv i Prokurorisë Speciale – bastisen mbi 40 lokacione

Operacion masiv i Prokurorisë Speciale – bastisen mbi 40 lokacione

Një aksion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale ka nisur në orët e para të mëngjesit, në më shumë se 40 lokacione në mbarë Kosovën, pas një hetimi disa mujor mbi dyshimet për një skemë të organizuar kriminale.

Këtë operacion e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, pa dhënë detaje shtesë.


“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t'ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë”, është shprehur Luta për Periskopin .


Siç raporton portali Indeksonline, në aksion janë përfshirë Prokuroria Speciale, Njësia e Hetimeve Tatimore të ATK-së, Policia e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve e Doganës së Kosovës.


Hetimet lidhen me dyshimet për pastrim parash, shmangie të pagesës së tatimeve dhe doganave, si dhe transaksione fiktive në sektorin e derivateve të naftës.

Hetimet lidhen me dyshimet për pastrim parash, shmangie të pagesës së tatimeve dhe doganave, si dhe transaksione fiktive në sektorin e derivateve të naftës.

Duke cituar burime, portali Indeksonline raporton se ekzistojnë dyshime për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria dyshohet se kanë importuar ujë në vend të derivateve të naftës, duke përdorur kompani fiktive dhe kompani aktive në Kosovë për të realizuar skemën dhe për të fshehur gjurmët e transaksioneve.

Po ashtu, sipas burimeve, Hetimet Tatimore të ATK-së dyshojnë se disa nga bizneset e përfshira kanë lëshuar fatura fiktive për importe të pretenduara të derivateve të naftës, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e kundërligjshëm financiar./Periskopi/


Të ngjashme
“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi

Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi

Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron një vend në 1/8 e finales të Kupës së Botës

Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron një vend në 1/8 e finales të Kupës së Botës

“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

Fillon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Fillon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë

Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë

Tahiri: Politikanët nga Kosova të mos përfshihen në protestat në Shqipëri, do t’i bënin dëm historik të dy vendeve

Tahiri: Politikanët nga Kosova të mos përfshihen në protestat në Shqipëri, do t’i bënin dëm historik të dy vendeve

Çfarë dihet për të lënduarit nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës?

Çfarë dihet për të lënduarit nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës?

“Dita e Kanadasë” – qytetarët festojnë 159 vjetorin e shtetit

“Dita e Kanadasë” – qytetarët festojnë 159 vjetorin e shtetit

0:000:00