Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron një vend në 1/8 e finales të Kupës së Botës

Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron një vend në 1/8 e finales të Kupës së Botës

Meksika ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultat 2-0 Ekuadori në stadiumin legjendar Estadio Azteca.

Përveç fitores së madhe të vendasve, ndeshja u shënua edhe nga një vonesë prej një ore për shkak të një stuhie në Mexico City. Takimi, i planifikuar fillimisht të fillonte në orën 03:00 sipas kohës lokale, nisi një orë më vonë, ndërsa FIFA kishte shqyrtuar edhe mundësinë e anulimit të pushimeve për hidratim për të kompensuar kohën e humbur, por në fund hoqi dorë nga kjo ide.

Meksika e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike dhe dominoi minutat e para. Raul Jimenez pati rastin e parë të madh me një goditje me kokë që kaloi pranë shtyllës, ndërsa 17-vjeçari Mora gjithashtu iu afrua golit me një tentativë nga një kënd i vështirë.

Ekuadori reagoi në minutën e 18-të, kur Yeboah shpëtoi nga mbrojtja meksikane dhe goditi fuqishëm shtyllën e portës.

Presioni i meksikanëve u shpërblye në minutën e 22-të. Pas një kundërsulmi të shkëlqyer, Julian Quinones mori topin në gjysmën e tij, përshkoi rreth 40 metra dhe me një goditje fantastike mposhti portierin kundërshtar për rezultatin 1-0. Goli u konfirmua pas rishikimit në VAR, pasi sulmuesi meksikan nuk ishte në pozicion jashtë loje, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Vetëm nëntë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë. Pas një presioni të lartë dhe fitimit të topit në zonën e rrezikut, Quinones dhe Raul Jimenez kombinuan në mënyrë të shkëlqyer, me këtë të fundit që shënoi për 2-0 me një goditje të fuqishme.

Në fund të pjesës së parë, Yeboah e detyroi Raul Rangel të bënte një pritje të shkëlqyer, ndërsa Jimenez humbi një tjetër mundësi me kokë.

Në pjesën e dytë, Ekuadori bëri dy zëvendësime dhe mori më shumë kontrollin e topit, por pa arritur të krijojë raste serioze për të rikthyer ndeshjen në ekuilibër. Tentativa e vetme e rrezikshme ishte një goditje e Enner Valencias, e cila gjithsesi erdhi nga një pozicion jashtë loje.

Meksika vazhdoi të ishte e rrezikshme dhe në minutën e 67-të Cesar Montes ishte pranë golit të tretë, por portieri Hernan Galindez reagoi në mënyrë fantastike.

Deri në fund, Ekuadori nuk arriti të krijojë presion serioz ndaj portës së vendasve dhe Meksika administroi me qetësi epërsinë për të siguruar një fitore të madhe dhe kualifikimin në mesin e 16 kombëtareve më të mira të botës.

Në 1/8 e finales, Meksika do të përballet me fituesin e duelit mes Angli - Kongo. /Periskopi/

Të ngjashme
“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi

Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi

“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

Fillon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Fillon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë

Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë

Tahiri: Politikanët nga Kosova të mos përfshihen në protestat në Shqipëri, do t’i bënin dëm historik të dy vendeve

Tahiri: Politikanët nga Kosova të mos përfshihen në protestat në Shqipëri, do t’i bënin dëm historik të dy vendeve

Operacion masiv i Prokurorisë Speciale – bastisen mbi 40 lokacione

Operacion masiv i Prokurorisë Speciale – bastisen mbi 40 lokacione

Çfarë dihet për të lënduarit nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës?

Çfarë dihet për të lënduarit nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës?

“Dita e Kanadasë” – qytetarët festojnë 159 vjetorin e shtetit

“Dita e Kanadasë” – qytetarët festojnë 159 vjetorin e shtetit

0:000:00