Të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

Të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

Pas një përmirësimi të shkurtër të motit gjatë fundjavës dhe ngritjes së temperaturave, të cilat të dielën arritën rreth vlerës 30°C, në orët vijuese pritet destabilizim gradual i motit.

Ky destabilizim vjen si pasojë e sistemeve të fuqishme atmosferike që kanë përfshirë Italinë. Pra, gjatë natës, respektivisht në orët e para të 24-orëshit të ditës së hënë, priten lokalisht rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Më pas, gjatë orëve të mëngjesit, pritet zhvillimi i linjave të organizuara të stuhive, sidomos në gjysmën e poshtme të Kosovës, me theks të veçantë në Rrafshin e Dukagjinit. Këto sisteme do të kenë lëvizje shumë të ngadalta, duke qëndruar për një kohë më të gjatë mbi të njëjtat zona dhe duke sjellë reshje shumë intensive, aktivitet të fuqishëm elektrik dhe rrezik të lartë për përmbytje. Nuk përjashtohet mundësia edhe për breshër lokal.

Gjatë orëve të pasdites nuk do të mungojnë intervalet me diell, ndërsa lokalisht mund të zhvillohen sërish rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, të cilat mund të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes.

Erërat, në momente të caktuara gjatë kalimit të stuhive, mund të jenë të fuqishme, me shpejtësi deri në 70 km/h.

Për dallim nga java e kaluar, kur rreziku kryesor ishin erërat e forta dhe breshëri, këtë herë kërcënimi kryesor pritet të jenë reshjet intensive dhe përmbytjet. Në disa zona, sasia e reshjeve mund të arrijë deri në 100 mm, duke rritur ndjeshëm rrezikun për vërshime lokale.

Përveç Kosovës, nga ky sistem i fuqishëm atmosferik pritet të preken edhe Shqipëria dhe Mali i Zi. Veçanërisht pjesa veriore dhe veri-qendrore e Shqipërisë, si dhe disa zona të Malit të Zi, mund të përballen me reshje shumë intensive, ku lokalisht sasia e reshjeve mund të arrijë nga 100 deri në 150 mm, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përmbytje masive.

Në Kosovë, temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 27°C.


Nga dita e martë pritet përmirësim gradual i motit dhe më shumë intervale me diell, ndërsa nga e mërkura temperaturat do të shënojnë sërish rritje, me vlera maksimale që gjatë javës mund të arrijnë deri në 35°C. /MeteoKosova/

Të ngjashme
Haradinaj: Albin Kurti nuk lodhet me statusa në Facebook - Rruga është e vetmja rrugë me ia bë me dije këtij zotnisë

Haradinaj: Albin Kurti nuk lodhet me statusa në Facebook - Rruga është e vetmja rrugë me ia bë me dije këtij zotnisë

Zjarr në kodrat e Peshtanit, zjarrfikësit shmangin përhapjen

Zjarr në kodrat e Peshtanit, zjarrfikësit shmangin përhapjen

E kryer, Diomande te Real Madridi për shifrën marramendëse

E kryer, Diomande te Real Madridi për shifrën marramendëse

‘Përpjekje e dëshpëruar e relativizimit nga BIRN’, Syla: Duhet të pyesim a janë Jeta Xharra vetë ‘Lule Gjela’, me apo pa vetëdije

‘Përpjekje e dëshpëruar e relativizimit nga BIRN’, Syla: Duhet të pyesim a janë Jeta Xharra vetë ‘Lule Gjela’, me apo pa vetëdije

Haradinaj: Një deklaratë të përbashkët nuk e ke nga tre liderët opozitarë

Haradinaj: Një deklaratë të përbashkët nuk e ke nga tre liderët opozitarë

Aktori Jeton Zogjani ankohet në sistemin e drejtësisë: Që 8 vite po e pres një seancë

Aktori Jeton Zogjani ankohet në sistemin e drejtësisë: Që 8 vite po e pres një seancë

Haradinaj: Për 6 vjet nuk ishim në gjendje të organizojmë një protestë të vetme

Haradinaj: Për 6 vjet nuk ishim në gjendje të organizojmë një protestë të vetme

Pritje në disa pika kufitare, fluks i shtuar në Muçibabë, Bërnjak dhe Dheu i Bardhë

Pritje në disa pika kufitare, fluks i shtuar në Muçibabë, Bërnjak dhe Dheu i Bardhë

Policia e Berlinit: I dyshuari për sulmin në Tiergarten u vra pasi iu vërsul policëve me thikë

Policia e Berlinit: I dyshuari për sulmin në Tiergarten u vra pasi iu vërsul policëve me thikë

Periskopi Podcast | Daut Haradinaj, AAK | Intervista e plotë

Periskopi Podcast | Daut Haradinaj, AAK | Intervista e plotë

Trajneri i Sunderlandit i jep fund spekulimeve: Xhaka nuk do të largohet!

Trajneri i Sunderlandit i jep fund spekulimeve: Xhaka nuk do të largohet!

Zjarret masive në Francë, evakuohen mbi 220 mijë banorë

Zjarret masive në Francë, evakuohen mbi 220 mijë banorë

0:000:00