Haradinaj: Nuk mund të shkohet në zgjedhje kur Kurti e përdor të gjithë aparaturën shtetërore

Haradinaj: Nuk mund të shkohet në zgjedhje kur Kurti e përdor të gjithë aparaturën shtetërore

Daut Haradinaj nga Aleanca, ka deklaruar se vendi nuk ka zgjidhje tjetër përveç mbajtjes së zgjedhjeve, por ka theksuar se para se të shkohet në një proces të ri zgjedhor duhet të krijohet një Qeveri teknike.

Në një intervistë për Periskopin, Haradinaj ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e shfrytëzon aparatin shtetëror për përfitime elektorale, duke pretenduar se ai nuk po garon si kryetar i një partie politike, por nga pozita e pushtetit.


"Unë nuk shoh zgjidhje përpos zgjedhje. Aleanca është mirë që kushti i parë para se me shku në zgjedhje me kërku një Qeveri teknike, qoftë edhe gjashtëmujore. Aparaturën shtetërore nëse ia len në dispozicion, s'ke nevojë me shku në zgjedhje – veç përsërite rezultatin", ka deklaruar Haradinaj.


Ai ka thënë se përdorimi i resurseve shtetërore krijon pabarazi në garën zgjedhore, duke përmendur, sipas tij, shpenzime të mëdha publike, staf institucional dhe mjete

shtetërore që, sipas tij, po përdoren gjatë fushatës.


"Nëse ky del me gjithë këtë industri... nëse i ka rreth 5 mijë staf me automjete e derivate e me të gjitha, në pozitat kryesore të shtetit e del në terren e fushatë, çfarë zgjedhje demokratike janë ato. Është si me i ra murit me kokë", është shprehur ai.


Haradinaj ka kërkuar që, sipas tij, të krijohet një Qeveri e përkohshme me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, me qëllim organizimin e zgjedhjeve në mënyrë transparente dhe në kushte të barabarta. /Periskopi/


Intervista e plotë:




Të ngjashme
Haradinaj: Albin Kurti nuk lodhet me statusa në Facebook - Rruga është e vetmja rrugë me ia bë me dije këtij zotnisë

Haradinaj: Albin Kurti nuk lodhet me statusa në Facebook - Rruga është e vetmja rrugë me ia bë me dije këtij zotnisë

Zjarr në kodrat e Peshtanit, zjarrfikësit shmangin përhapjen

Zjarr në kodrat e Peshtanit, zjarrfikësit shmangin përhapjen

E kryer, Diomande te Real Madridi për shifrën marramendëse

E kryer, Diomande te Real Madridi për shifrën marramendëse

‘Përpjekje e dëshpëruar e relativizimit nga BIRN’, Syla: Duhet të pyesim a janë Jeta Xharra vetë ‘Lule Gjela’, me apo pa vetëdije

‘Përpjekje e dëshpëruar e relativizimit nga BIRN’, Syla: Duhet të pyesim a janë Jeta Xharra vetë ‘Lule Gjela’, me apo pa vetëdije

Haradinaj: Një deklaratë të përbashkët nuk e ke nga tre liderët opozitarë

Haradinaj: Një deklaratë të përbashkët nuk e ke nga tre liderët opozitarë

Aktori Jeton Zogjani ankohet në sistemin e drejtësisë: Që 8 vite po e pres një seancë

Aktori Jeton Zogjani ankohet në sistemin e drejtësisë: Që 8 vite po e pres një seancë

Haradinaj: Për 6 vjet nuk ishim në gjendje të organizojmë një protestë të vetme

Haradinaj: Për 6 vjet nuk ishim në gjendje të organizojmë një protestë të vetme

Pritje në disa pika kufitare, fluks i shtuar në Muçibabë, Bërnjak dhe Dheu i Bardhë

Pritje në disa pika kufitare, fluks i shtuar në Muçibabë, Bërnjak dhe Dheu i Bardhë

Policia e Berlinit: I dyshuari për sulmin në Tiergarten u vra pasi iu vërsul policëve me thikë

Policia e Berlinit: I dyshuari për sulmin në Tiergarten u vra pasi iu vërsul policëve me thikë

Periskopi Podcast | Daut Haradinaj, AAK | Intervista e plotë

Periskopi Podcast | Daut Haradinaj, AAK | Intervista e plotë

Trajneri i Sunderlandit i jep fund spekulimeve: Xhaka nuk do të largohet!

Trajneri i Sunderlandit i jep fund spekulimeve: Xhaka nuk do të largohet!

Zjarret masive në Francë, evakuohen mbi 220 mijë banorë

Zjarret masive në Francë, evakuohen mbi 220 mijë banorë

0:000:00