‘Përpjekje e dëshpëruar e relativizimit nga BIRN’, Syla: Duhet të pyesim a janë Jeta Xharra vetë ‘Lule Gjela’, me apo pa vetëdije

Gazetari e komentatori politik, Valon A. Syla, konsideron se qëndrimi i parë nga BIRN dhe drejtorja Jeta Xharra në tentimin e shfajësimit dhe distancimit nga figura kontroverze ‘Lule Gjeli’ nuk i iu bën nder me lëshimet logjike në justifikimin e tyre.
Ai thekson në shkrimin e tij të dielën se ky arsyetim nuk kalon dyshimet dhe vetëm sa shton më shumë ato në publik.
“Për përgjigjen kundërthënëse të Jeta Xharrës dhe rastin Lule Gjeli
E lexova një përgjegje shumë të çuditshme nga Jeta Xhara.Zakonisht nga BIRN vijne reagime te mbeshtetura ligjerisht. Por kesaj radhe me se shumti habit pergjegja e saj ne pyetjen e pare te Perparim Rames.
Aty kemi nje kundërthënie logjike qe veshtire shpjegohet. Ne fillim te pergjegjes thuhet: “Identiteti i autorti me pseudonimin ‘Lule Gjeli’ nuk eshte i panjohur per ne”. Ndersa, ne vazhdim thuhet: “Por ne nuk dijme kush qendron prapa Facebook profilit ‘Lule Gjeli'”.
Keto jane qendrime qe ose kundershtojne logjiken, ose janë perpjekje deshperuese te relativizimit te perdoruesit te profilit.”
Xharra dhe BIRN duhet të dalin me të vërtetën e plotë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet e rendit duke kontribuar kështu si në kredibilitetin e gazetarisë përndryshe me këtë qasje implikohen dhe shndërrohen në figura të tilla subversive linçuese.
“Ne te dyja rastet, duhet pranuar vetem ate se autori me pseudonimin ‘Lule Gjeli’ i njohur per Kallxo.com eshte prapa edhe Facebook profilit ‘Lule Gjeli’, te cilin po e fshehë Jeta Xharra.
BIRN dhe Jeta Xharra ndoshta edhe jane mashtruar nga dikush i partisë nê pushtet, por do t’i ndihmonte shume drejtêsisë, gazetarise kosovare, sikur ta jep emrin e personit te njohur per te ne prokurori.
Perndryshe do të pyesim se ata emra ne redaksi a jane origjinal apo janë Lule Gjela edhe ata, i cili përfundimisht pe marrin edhe Jeta Xharrën me veti, me vetëdije te saj ose pa.”
Kallxo kishte botuar artikull të ‘Lule Gjeli’ nën atë pseudonim dikur siç e pranuan vetë në tekstin e tyre. Kjo figurë kishte terrorizuar me fushatë linçimi dhe njollosje shumë figura kosovare opozitare të pushteti e siç u mësua se bëhet fjalë për një person të quajtur Gent Prokshi, sipas raporteve i afërt me partinë në pushtet.
Lëvizja Vetëvendosje jo rrallë herë është kritikuar për fushata të tilla njollosëse dhe taktika intimidimi te mediave opozitare dhe publikut me narrative përjashtuese dhe tjetërsimi me akuza të pabaza duke instrumentalizuar edhe institucionet publike për çka është dënuar si brenda dhe jashtë vendit nga organizata të mediave dhe at9o shtetërore.











