Haradinaj: Albin Kurti nuk lodhet me statusa në Facebook - Rruga është e vetmja rrugë me ia bë me dije këtij zotnisë

Daut Haradinaj në intervistën e dhënë për Periskopin, ka thënë se rruga është alternativa e vetme me rrëzu nga pushteti, Albin Kurti.
Kjo, siç thotë z. Haradinaj, për shkak se vendimet që po i merr në dëm të shtetit, Kurtin nuk e lodhin vetëm statusat në Facebook- por rrugën e sheh si mjetin demokratik që t'ia bën me dije atij për këto vendime.
"Në rast se tash kjo opozitë që po vjen nuk mobilizohet dhe nuk i përdorë instrumentat ligjorë, duke e përfshirë rrugën, t'i vec ke me ia zgjat jetën këtij pushteti. Nuk lodhet Albin Kurti me statusa në Facebook-ut. As unë s'isha lodhë me qenë në vend të tij. Besimin qytetar e kam marrë, natën e mirë. Shkruani ju gjithë ditën. Duhesh me dalë në rrugë me i kërku të drejtat tua. Duhesh me dalë në rrugë me ia mohu të drejtën atij me i thanë "Kosova me gazin amerikan".
Rruga është e vetmja rrugë me ia çelë sytë këtij populli dhe me ia bë me dije këtij zotnisë që ti je ka vendosë në emër të popullit, e popull jam edhe unë. "Unë jom pro gazit amerikan, pro ndërtimit të termocentralit të ri, pro zhvillimit të infrastrukturës në Republikën e Kosovës", deklaroi Haradinaj në intervistën e dhënë për Periskopin.
INTERVISTA:











