Zjarret masive në Francë, evakuohen mbi 220 mijë banorë

Franca po përballet me një nga zjarret më të mëdha pyjore të dekadave të fundit, ndërsa flakët pranë Bordeaux kanë detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 220 mijë persona në jugperëndim të vendit.

Vetëm gjatë natës së fundit, rreth 55 mijë banorë janë larguar nga zonat e prekura në rajonin e Gironde, ku zjarri ka djegur rreth 42 mijë hektarë pyje.

Në gjithë Francën, që nga fillimi i vitit, janë shkatërruar afro 98 mijë hektarë sipërfaqe pyjore, raporton Reuters, transmeton Periskopi.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar mijëra zjarrfikës, ushtarakë dhe pjesëtarë të policisë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet e vështirë për shkak të përhapjes së paparashikueshme të flakëve.

Si pasojë e zjarreve është mbyllur një pjesë e autostradës A63 drejt Spanjës, ndërsa aeroporti i Bordeaux ka regjistruar vonesa dhe anulime fluturimesh.

Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar mbështetje për zonat e prekura dhe rindërtimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo katastrofë natyrore.

Të ngjashme
Janina Ymeri i reagon Haxhiut për ofertën ndaj Francës: Kosova ende varet nga KFOR-i për zjarre

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit, hapet mundësia për negociata

Lamallari: Orë të vështira për shkak të vatrave të zjarrit në Vlorë dhe zonat përreth

Këtë javë “përvëlohet” Kosova, temperatura deri në 38 gradë Celsius

BBC: Çfarë dihet deri më tani për sulmin me bombë në Berlin Pride

Burri i Albulena Haxhiut sulmon sërish mediat: A po i dhemb dekonspirimi i Lule Gjelit dhe profileve të tjera të rreme?

Pirlo tek Italia dështon, zbulohet arsyeja e pazakontë

Gjendet pa shenja jete një person nga Malisheva, ishte i zhdukur që nga tetori

Aksident në rrugën Polac – Vushtrri, një veturë rrokulliset në rrugë

Irani thotë se ka ndalur sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet

Epidemia pas kontaminimit të ujit në Gostivar, sërish rritet numri i pacientëve

Ndërron jetë legjenda e basketbollit kosovar, Mithat Belegu

0:000:00