Haradinaj: Një deklaratë të përbashkët nuk e ke nga tre liderët opozitarë

Daut Haradinaj nga Aleanca, në një intervistë për Periskopin ka fajësuar tre liderët opozitarë që nuk arritën të bashkohen për gjashtë vjet për situata të caktuara.
Haradinaj thotë se nuk e ke një deklaratë të përbashkët nga ta, kur kanë qenë në pyetje si gazi amerikan, cështja e rrymës, diskriminimi i UÇK-së e shumë cështje të tjera.
"Një deklaratë të unifikuar për 5 vjet nuk e ke nga tre liderët e opozitës. Qoftë edhe një deklaratë që e nënshkruajnë tre për qëndrime të caktuara. Ta marrim shembull "gazin amerikan e kundërshton z. Kurti". Tre liderët e opozitës është dashtë në mënyrë automatike brenda 24 orëve, me nxjerr një deklaratë të përbashkët në cfarëdo forme, ku e nxjerrin një qëndrim "opozita në Republikën e Kosovës e përkrah projektin e gazit amerikan. është kundër cdo gazi që vjen e që i kemi dyshimet që është rus". Qe sa e vogël e sa e thjeshtë është dhe nuk ka ndodhë. Diskriminimi i UÇK-së, një deklaratë nuk u nxjerr prej liderëve të opozitës. Shtrenjtimi i rrymës e shumë të tjera...", deklaroi Haradinaj në intervistën e dhënë në Periskopi.
INTERVISTA E PLOTË:











