Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së tregon ekonomi me rritje të ngadalshme dhe inflacion në rritje

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së tregon ekonomi me rritje të ngadalshme dhe inflacion në rritje

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2025, duke thënë se të dhënat e raportit dëshmojnë se qytetarët dhe bizneset po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve, ndërsa ekonomia po rritet me ritëm të ngadalësuar.

Sipas saj, raporti tregon se ekonomia e Kosovës është rritur me vetëm 3.6 për qind gjatë vitit 2025, ndërsa inflacioni ka arritur në 3.9 për qind, kryesisht si rezultat i shtrenjtimit të ushqimeve dhe energjisë.

Bajrami theksoi se edhe më shqetësuese janë projeksionet për vitin 2026, sipas të cilave rritja ekonomike pritet të ngadalësohet në 3.5 për qind, ndërsa inflacioni të arrijë në 6.7 për qind.

“Pavarësisht gjuhës tejet të kujdesshme të raportit dhe interpretimeve të moderuara këto janë shifra që nuk ka mundësi me u masku. Kjo është pasqyra më e qartë e një ekonomie që po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat – ekonomi që vuan nga inflacion i lartë, rritja ekonomike e pamjaftueshme, deficit tregtar në rritje, importi rekord dhe eksporti në rënie” deklaron Bajrami.

Postimi i plotë:

E thotë qartë edhe Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2025, atë që po e themi ne, atë që qytetarët dhe bizneset po e ndiejnë çdo ditë: çmimet po rriten shumë, ekonomia po rritë pak, ndërsa varësia nga importi po thellohet nga viti në vit.

Sipas BQK-së në vitin 2025, ekonomia e Kosovës është rritur vetëm 3.6%, ndërsa inflacioni ka arritur në 3.9%, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

Por edhe më shqetësues është parashikimi për vitin 2026, ku sipas BQK-së, rritja ekonomike pritet të jetë 3.5%, pra edhe më e ulët se në vitin 2025, ndërsa inflacioni pritet të shkojë në 6.7%.

Me fjalë të tjera: ekonomia pritet të rritet më ngadalë, çmimet shumë më shpejt shto kësaj faktin se Kosova po importon shumë e po eksporton shumë pak.

Në vitin 2025, importi i mallrave ka arritur rreth 7 miliardë euro, ndërsa eksporti vetëm rreth 869 milionë euro. Pra, kemi importuar rreth 8 herë më shumë sesa kemi eksportuar.

Deficiti tregtar ka shkuar në rreth 6.1 miliardë euro, me rritje prej 12.5% krahasuar me vitin paraprak, më i larti në historinë e pasluftës ndërsa eksporti ka pësuar rënë lehtë për 0.2%, e importi është rritur për 10.6%.

Pavarësisht gjuhës tejet të kujdesshme të raportit dhe interpretimeve të moderuara këto janë shifra që nuk ka mundësi me u masku. Kjo është pasqyra më e qartë e një ekonomie që po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat – ekonomi që vuan nga inflacion i lartë, rritja ekonomike e pamjaftueshme, deficit tregtar në rritje, importi rekord dhe eksporti në rënie.

Sipas BQK-së çmimi i energjisë elektrike është rritur për 11.5%, e kur rritet energjia, rritet kostoja për bizneset, rritet çmimi i produkteve dhe në fund krejt këto i paguan qytetari dhe kjo është kosto shumë e lartë se 100 Eurot që shpërndan Qeveria në kohë të zgjedhjeve.

Kosovës i duhet politikë ekonomike që e kthen vëmendjen te prodhimi vendor, te eksporti, te ulja e kostos së energjisë për bizneset dhe te krijimi i vendeve të punës, sepse një ekonomi që importon 7 miliardë euro dhe eksporton më pak se 1 miliard euro, nuk është ekonomi e qëndrueshme – është ekonomi e varur./Periskopi/



Të ngjashme
Tragjedi në Itali – U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

Tragjedi në Itali – U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

Saibari dëmtohet dhe largohet në minutën e 22-të ndaj Kanadasë

Saibari dëmtohet dhe largohet në minutën e 22-të ndaj Kanadasë

Tregu i influencerëve në Kosovë: Fitime, reklama dhe pak kontroll

Tregu i influencerëve në Kosovë: Fitime, reklama dhe pak kontroll

“S’mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”, Rama: S’kam gjë me ata që protestojnë, transparenca është krejtësisht e dukshme

“S’mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”, Rama: S’kam gjë me ata që protestojnë, transparenca është krejtësisht e dukshme

“Nuk ishte pjesë e luftës”, Familja e Selmanit në pritje të MPJD-së për ndihmë

“Nuk ishte pjesë e luftës”, Familja e Selmanit në pritje të MPJD-së për ndihmë

Fermerët kosovarë të Qumështit kërkojnë publikimin e analizave për Qumështoren "Vita", paralajmërojnë protestë në Prishtinë

Fermerët kosovarë të Qumështit kërkojnë publikimin e analizave për Qumështoren "Vita", paralajmërojnë protestë në Prishtinë

Clinton për 250-vjetorin e ShBA-së: Amerika është në periudhë ndarjesh të thella

Clinton për 250-vjetorin e ShBA-së: Amerika është në periudhë ndarjesh të thella

Mbreti Charles vlerëson raportet SHBA-Britani në letrën e pavarësisë drejtuar Trumpit

Mbreti Charles vlerëson raportet SHBA-Britani në letrën e pavarësisë drejtuar Trumpit

Lojtarët e Kepit të Gjelbër i kërkuan foto pas ndeshjes, Messi: E duan edhe fanellën, por në fushë më godisnin

Lojtarët e Kepit të Gjelbër i kërkuan foto pas ndeshjes, Messi: E duan edhe fanellën, por në fushë më godisnin

Arrestohet 28-vjeçari i dyshuar për shantazhimin e një të miture me fotografi në rrjete sociale

Arrestohet 28-vjeçari i dyshuar për shantazhimin e një të miture me fotografi në rrjete sociale

Aksident në Pejë, lëndohet një motoçiklist, policia jep detaje

Aksident në Pejë, lëndohet një motoçiklist, policia jep detaje

Për 250-vjetorin, Trump merr dhuratë një unazë luksoze me diamante

Për 250-vjetorin, Trump merr dhuratë një unazë luksoze me diamante

0:000:00