Fermerët kosovarë të Qumështit kërkojnë publikimin e analizave për Qumështoren "Vita", paralajmërojnë protestë në Prishtinë

Fermerët Kosovarë të Qumështit të Kosovës u ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZH), dhe Agjencicë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që të bëjnë publike sa më parë rezultatet e mostrave të marra në Qumështoren "Vita", gjatë muajve prill-maj të vitit 2026.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook e fermerët e ka konsideruar se konferenca e mbajtur sot për media nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk solli asnjë informacion të ri lidhur me këtë çështje, raporton Periskopi.
"Ne konferenece per media nga ana e AUV, nuk u tha asgje e re. Ndersa fermeret po presin rifillimin e marrjes se qumeshtit te fresket. Thirrje urgjente dhe edhe nje here MINISTRIA E BUJQEISE DHE AGJENCIONI I USHQIMIT DHE VETERINARISE, ju lutemi publikoni rrezutatet e mostrave te mara nga Qumeshtorja VITA te muajit Prill dhe ato te Muajit Maj 2026", thuhet në reagim.
Fermerët ka paralajmëruar se nëse nuk publikohen rezultatet dhe nuk rifillon grumbullimi i qumështit, fermerët do të ketë protestë në Prishtinë.
"Pse i tere ky hezitim? Po e perserisim, ne te kunderten mos grumbullimi do te pasoje me nje proteste te papare ne Prishitne.
Lutje publike, PUBLIKONI rezulltatet per mostrat e muajit Prill dhe Muajit Maj 2026 ne menyre te shmanget nje situate e pakendshme per gjithsecilin", thuhet në reagim./Periskopi/
Reagimi i plotë:











