Zbulohen detajet e largimit të Cucurella: Ky është mesazhi i partneres së futbollistit

Zbulohen detajet e largimit të Cucurella: Ky është mesazhi i partneres së futbollistit

Transferimi i Marc Cucurella te Real Madrid është bërë zyrtar, ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë për largimin e tij surprizues nga Chelsea FC.

Mbrojtësi spanjoll i dha fund aventurës së tij pesëvjeçare në Angli dhe do të rikthehet në La Liga, duke iu bashkuar projektit të ri të madrilenëve. Sipas raportimeve, vendimi nuk lidhej vetëm me aspektin sportiv, por edhe me arsye personale dhe familjare.

Pas konfirmimit të transferimit, partnerja e futbollistit, Claudia Rodríguez, publikoi një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke i dhënë lamtumirën Londrës dhe Chelseat.

“Nuk di si t’i them lamtumirë shtëpisë sime. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj eksperience. Ndihem me fat për gjithçka që kemi përjetuar gjatë këtyre viteve,” shkroi ajo.


Rodríguez tregoi se familja e tyre kishte mbërritur në Londër me dy foshnja dhe po largohet me tre fëmijë, përfshirë një vajzë të lindur në Angli.

“Erdha me dy bebe dhe po largohem me dy djem të vegjël dhe një vajzë britanike. Nuk e di si do t’ua shpjegoj fëmijëve të mi se Chelsea nuk do të jetë më pjesë e jetës sonë. Gjithçka që kemi përjetuar këtu ka qenë një mësim i madh dhe një udhëtim i paharrueshëm,” shtoi ajo.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Cucurella kishte shprehur prej kohësh dëshirën për t’u rikthyer në Spanjë për arsye familjare. Chelsea ishte i gatshëm ta mbante në skuadër, por oferta prej 50 milionë funtesh nga Real Madridi u konsiderua e pranueshme.

Klubi londinez besohet se ka vendosur t’i japë më shumë hapësirë mbrojtësit të ri Jorrel Hato, i cili shihet si pasardhësi i Cucurellas në krahun e majtë të mbrojtjes.

Edhe pse ardhja e trajnerit spanjoll Xabi Alonso te Chelsea krijoi shpresën se Cucurella mund të qëndronte, dëshira për t’u rikthyer pranë familjes dhe në vendlindje rezultoi vendimtare.

Tashmë, pas pesë sezonesh në Premier League, spanjolli do të nisë një kapitull të ri në “Santiago Bernabéu”, ndërsa familja e tij përgatitet të kthehet në Spanjë pas viteve të paharrueshme në Londër.

Të ngjashme
Pse futbolli quhet “soccer” në SHBA dhe Kanada?

Pse futbolli quhet “soccer” në SHBA dhe Kanada?

Spanja e frikshme sonte, vjen edhe goli i dytë ndaj Arabisë Saudite

Spanja e frikshme sonte, vjen edhe goli i dytë ndaj Arabisë Saudite

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Tunizia përsëriti startin historik të Greqisë 1994, eliminim i hershëm në Botëror

Tunizia përsëriti startin historik të Greqisë 1994, eliminim i hershëm në Botëror

Spanja dhe Belgjika kërkojnë fitoren e parë, Arabia Saudite dhe Irani synojnë befasinë

Spanja dhe Belgjika kërkojnë fitoren e parë, Arabia Saudite dhe Irani synojnë befasinë

Çmenduri në zhveshtore: Pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan me futbollistët e Curaçaos?

Çmenduri në zhveshtore: Pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan me futbollistët e Curaçaos?

Zeneli pas debutimit në Botëror: Përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën

Zeneli pas debutimit në Botëror: Përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën

Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Triumf i Japonisë, tjetër poshtërim për Tunizinë

Triumf i Japonisë, tjetër poshtërim për Tunizinë

Gjermania barazon rezultatin, falë dy zëvendësuesve

Gjermania barazon rezultatin, falë dy zëvendësuesve

Shokohet Gjermania, Bregu i Fildishtë kalon në epërsi me golin e Kessie

Shokohet Gjermania, Bregu i Fildishtë kalon në epërsi me golin e Kessie

Real Madrid del me komunikatë zyrtare për Michael Olisen

Real Madrid del me komunikatë zyrtare për Michael Olisen