Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës duke e mposhtur Arabinë Saudite me rezultat 4-0 në ndeshjen e dytë të grupit H.
Ishte Lamine Yamal, ai që hapi serinë e golave në minutën e 10-të pas një asistimi nga Mikel Oyarzabal, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, Oyarzabas pas asistimit gjeti edhe golin në minutën e 21-të, për 2-0.
Kurse tre minuta më vonë shënoi golin e dytë personal për të dhe të tretin për Spanjën.
Më të nisur pjesa e dytë, Spanja shënoi edhe golin e katërt me një autogol të sauditëve, saktësisht të lojtarit Tambaktit.
Kurse në minutën e dytë shtesë, Ferran Torres shënoi edhe golin e pestë por u anulua pas rishikimit me VAR, për pozicion jashtë loje.
Deri në fund nuk pati shënime tjera dhe Spanja fitoi 4-0, ku arkëtoi tre pikë të mëdha në luftën për të kaluar tutje.
Takimin e radhës Spanja e luan me Uruguain kurse Arabia Saudite përballet me Kepin e Gjelbër.











