Çmenduri në zhveshtore: Pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan me futbollistët e Curaçaos?

Çmenduri në zhveshtore: Pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan me futbollistët e Curaçaos?

Prania e një mbreti dhe mbretëreshe në zhveshtore pas një ndeshjeje futbolli është e pazakontë. Akoma më e çuditshme bëhet kur kombëtarja kryesore e vendit të tyre po luan rreth 1.200 kilometra larg.

Megjithatë, në këtë Botëror, pak gjëra kanë qenë të zakonshme për Curaçaon. Përfaqësuesja e vogël nga Karaibet arriti të nxjerrë një barazim historik 0-0 ndaj Ekuadorit, duke fituar pikën e parë ndonjëherë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në Kupën e Botës.

Ekuadori dominoi plotësisht takimin, duke regjistruar plot 27 goditje drejt portës, por nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

Heroi absolut i ndeshjes ishte portieri 37-vjeçar Eloy Room, i cili realizoi plot 15 pritje dhe mbajti të paprekur portën e ekipit të tij.

Pas humbjes së rëndë 7-1 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë, ky rezultat u përjetua si një triumf i madh nga Curaçao, ishulli me vetëm rreth 160 mijë banorë. Ndërkohë, Ekuadori e komplikoi ndjeshëm situatën e tij para sfidës vendimtare me Gjermaninë.

Por skenat që pushtuan rrjetet sociale erdhën pas vërshëllimës së fundit. Shumë tifozë u habitën kur panë mbretin Willem-Alexander dhe mbretëreshën Maxima të Holandës duke festuar në zhveshtore me futbollistët e Curaçaos.

Arsyeja lidhet me statusin kushtetues të ishullit. Edhe pse Curaçao ka parlamentin dhe qeverinë e vet, ai është një shtet përbërës brenda Mbretërisë së Holandës, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.



Kjo do të thotë se mbreti dhe mbretëresha holandeze janë njëkohësisht edhe krerët zyrtarë të shtetit të Curaçaos.

Familja mbretërore zhvilloi një maratonë të vërtetë tifozësh gjatë ditës. Fillimisht ndoqi nga afër në Houston fitoren bindëse të Holandës ndaj Suedisë me rezultat 5-1, ndërsa menjëherë pas përfundimit të asaj ndeshjeje udhëtoi drejt Kansas Cityt për të mbështetur Curaçaon në sfidën historike kundër Ekuadorit.

Pas pikës së artë të fituar, mbreti Willem-Alexander dhe mbretëresha Maxima nuk qëndruan në tribunën VIP.

Ata zbritën në zhveshtore, ku festuan dhe vallëzuan së bashku me lojtarët dhe stafin teknik, në një moment që shpejt u bë viral në mbarë botën. /Periskopi

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

0:000:00