Zeneli pas debutimit në Botëror: Përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën

Besfort Zeneli ka debutuar në Kampionatin Botëror, në një ndeshje ku Suedia u mposht thellë 5-1 nga Holanda.
Pavarësisht rezultatit të rëndë, mesfushori me origjinë nga Kosova u shpreh i lumtur për paraqitjen e tij të parë në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Në një intervistë pas ndeshjes, Zeneli theksoi lidhjen e tij të fortë me dy vendet, duke deklaruar se përfaqëson si Suedinë ashtu edhe Kosovën në aspektin personal dhe familjar.
“Unë gjithmonë e përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën. Jam i lindur në Suedi, por prindërit e mi vijnë nga Kosova dhe çdo vit e vizitojmë Kosovën”, u shpreh ai.
Zeneli pritet të shihet në vazhdim të turneut, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë rol titullar në ndeshjen e radhës ndaj Japonisë./Periskopi











