Real Madrid del me komunikatë zyrtare për Michael Olisen

Real Madrid del me komunikatë zyrtare për Michael Olisen

Real Madridi ka publikuar një deklaratë zyrtare duke mohuar çdo interesim për Michael Olisen, anësorin e Bayern Munichut.

Klubi thekson se nuk ka pasur “asnjë kontakt të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me lojtarin në fjalë, përfaqësuesit e tij, apo persona të rrethit të tij”.




Deklarata, e pazakontë për nga qartësia, shkon përtej një mohimi të thjeshtë interesimi, duke mohuar edhe çdo tentativë apo qasje paraprake.



Real Madridi shpreh gjithashtu keqardhje për përhapjen e “spekulimeve që nuk korrespondojnë me realitetin”.

Në deklaratë theksohet edhe marrëdhënia institucionale mes klubeve, duke nënvizuar se çdo interesim për një lojtar të Bayern Munichut duhet të trajtohet fillimisht në nivel klubesh.

Mohimi vjen pas raportimeve të disa mediave që e kishin lidhur sulmuesin francez, 23 vjeç, me një transferim te Real Madridi.

Olise iu bashkua Bayern Munichut verën e kaluar nga Crystal Palace dhe sapo ka përfunduar sezonin e tij të parë në Bundesliga.

Me këtë deklaratë, Real Madridi ka mbyllur derën – të paktën për momentin – për çdo lëvizje të mundshme për lojtarin.

Të ngjashme
Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Triumf i Japonisë, tjetër poshtërim për Tunizinë

Triumf i Japonisë, tjetër poshtërim për Tunizinë

Gjermania barazon rezultatin, falë dy zëvendësuesve

Gjermania barazon rezultatin, falë dy zëvendësuesve

Shokohet Gjermania, Bregu i Fildishtë kalon në epërsi me golin e Kessie

Shokohet Gjermania, Bregu i Fildishtë kalon në epërsi me golin e Kessie

Pse Van Dijku e mban vetëm emrin “Virgil” në fanellë te Holanda

Pse Van Dijku e mban vetëm emrin “Virgil” në fanellë te Holanda

Holanda vazhdon shkëlqimin, shënon edhe golin e tretë

Holanda vazhdon shkëlqimin, shënon edhe golin e tretë

Skandal në Botëror: Bonuse të papaguara dhe trajner pa kontratë – kombëtarja e njohur në telashe

Skandal në Botëror: Bonuse të papaguara dhe trajner pa kontratë – kombëtarja e njohur në telashe

Mourinho ka intervenuar personalisht, për ta bllokuar largimin e yllit të Realit

Mourinho ka intervenuar personalisht, për ta bllokuar largimin e yllit të Realit

Ronaldo “u përgjigjet” kritikëve

Ronaldo “u përgjigjet” kritikëve

Neymar rikthehet për Brazilin, Ancelotti konfirmon praninë e tij ndaj Skocisë

Neymar rikthehet për Brazilin, Ancelotti konfirmon praninë e tij ndaj Skocisë

”Ua kemi hangër hakun Kosovës”, portali turk pas eliminimit në Botëror

”Ua kemi hangër hakun Kosovës”, portali turk pas eliminimit në Botëror

Dy super ndeshje na presin sonte në Kupën e Botës

Dy super ndeshje na presin sonte në Kupën e Botës