Portieri Beiranvand "hero" i Iranit, mbyllet baras ndeshja ndaj Belgjikës

Kombëtarja e Iranit dhe ajo e Belgjikës kanë barazuar pa gola 0:0 në ndeshjen e dytë të Grupit G.
Portieri Alireza Beiranvand ishte heroi i Iranit. 33-vjeçari bëri shtatë pritje, duke mbajtur portën iraniane të paprekur.
Irani ishte me një lojtar më shumë në fushë që nga minuta e 66’, pasi Nathan Ngoy u ndëshkua direkt me të kuq, meqë ishte lojtari i fundit në një ndërhyrje.
Iranianët shënuan po ashtu edhe një gol përmes Mehdi Taremit, mirëpo goli u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.
Si Irani ashtu edhe Belgjika në dy ndeshje kanë grumbulluar nga dy pikë në Grupin G.











