SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

Shtetet e Bashkuara tw Amerikws (SHBA), presin që aleatët evropianë të NATO-s dhe Kanadaja të rrisin me shpejtësi numrin e avionëve dhe anijeve me dhe pa pilot që kontribuojnë në planet mbrojtëse të aleancës, ndërsa Uashingtoni tërhiqet në këto zona, tha të mërkurën një gjeneral i lartë amerikan.
Deklarata e gjeneralit të Forcave Ajrore të SHBA-së, Alexus Grynkewich, komandanti më i lartë i NATO-s dhe kreu i forcave amerikane në Evropë, pasoi një vendim të administratës Trump për të zvogëluar kapacitetet ushtarake amerikane në dispozicion të NATO-s në një krizë, raporton Reuters
, transmeton Periskopi











