Fitim Havolli falënderon familjen Humolli për mikpritjen dhe mbështetjen në Lupç (VIDEO)

Fitim Havolli falënderon familjen Humolli për mikpritjen dhe mbështetjen në Lupç (VIDEO)

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fitim Havolli, ka njoftuar se ka vizituar familjen Humolli dhe banorët e Lupçit.

Havolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook Havolli vlerësoi mikpritjen, respektin dhe besimin që i është dhënë nga familja Humolli


“Një falënderim i përzemërt dhe plot mirënjohje për familjen e madhe Humolli, e cila na hapi dyert e shtëpisë dhe zemrat e saj me bujari, respekt dhe besim. Takime të tilla na kujtojnë se forca më e madhe e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë gjithmonë qytetari i ndershëm, familja punëtore dhe njerëzit që e duan Kosovën mbi çdo interes tjetër”.

“Edhe në orët e vona të mbrëmjes, në bisedat e sinqerta me familjen Humolli dhe bashkëfshatarët e Lupçit, ndjemë qartë dëshirën për ndryshim, për përgjegjësi dhe për një qeverisje që i shërben qytetarit. Ky besim është obligimi ynë më i madh dhe motivi ynë për të punuar edhe më shumë”, ka shkruar ai.

Humolli tha se Lupçi ka qenë gjithmonë vatër e patriotizmit, e dijes dhe e njerëzve që kanë kontribuar për kombin e shtetin.

“Nga kjo tokë kanë dalë burra e gra që kanë lënë gjurmë në historinë tonë, dhe sot po nga kjo tokë po vjen një mesazh i fuqishëm: Kosova ka nevojë për bashkim, për vizion dhe për udhëheqje të përgjegjshme.

Faleminderit familjes Humolli për mikpritjen, respektin dhe mbështetjen. Besimi juaj është nder për ne dhe përgjegjësi që do ta mbajmë me përkushtim. Bashkë, me qytetarët dhe me vlerat e LDK-së, do ta ndërtojmë Kosovën që e meritojnë familjet tona dhe brezat që vijnë”, ka shkruar ai./Periskopi/


Postimi i plotë:



Të ngjashme
Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori dërgohet me helikopter në spitalin e Korçës

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori dërgohet me helikopter në spitalin e Korçës

Mos e nis planifikimin e pushimeve pa parë këto ide

Mos e nis planifikimin e pushimeve pa parë këto ide

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

Vrasja e policit në Maliq, Begaj: Policia e Shtetit nuk do të zbrapset, do ta kthejë dhembjen në forcë për të luftuar krimin në çdo skutë

Vrasja e policit në Maliq, Begaj: Policia e Shtetit nuk do të zbrapset, do ta kthejë dhembjen në forcë për të luftuar krimin në çdo skutë

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Unë s’po të sulmoj

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Unë s’po të sulmoj

Nga reforma e dialogu deri te konsensusi për rrugën evropiane – krejt çka tha Antonio Costa në Prishtinë

Nga reforma e dialogu deri te konsensusi për rrugën evropiane – krejt çka tha Antonio Costa në Prishtinë

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

0:000:00