KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS) dhe CEO Shpk kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi, duke shënuar fillimin e një partneriteti strategjik të orientuar drejt fuqizimit të lidhjeve ekonomike ndërmjet Kosovës, diasporës shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar të biznesit.

Ky partneritet synon të krijojë mundësi të reja për investime, bashkëpunim ekonomik, shkëmbim përvojash dhe zhvillim të rrjeteve profesionale, duke shfrytëzuar potencialin e madh të bizneseve shqiptare në Kosovë, Gjermani, Zvicër dhe më gjerë.

Në kuadër të marrëveshjes, palët do të bashkëpunojnë në organizimin dhe promovimin e forumeve ekonomike, panaireve, konferencave, takimeve B2B dhe aktiviteteve të tjera që synojnë krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat, investitorëve dhe institucioneve relevante.

Gjithashtu, bizneset anëtare të KGS-së do të kenë qasje në mundësi të zgjeruara promovimi, rrjetëzimi dhe pjesëmarrjeje në ngjarje me rëndësi ekonomike në Kosovë dhe rajon.

Presidenti i KGS-së, Shkelzen Jusaj, theksoi se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në misionin e organizatës për të afruar diasporën me mundësitë ekonomike në Kosovë dhe për të krijuar partneritete të qëndrueshme që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërkaq, Drejtori i CEO Shpk, Bekim Xhafa, vlerësoi se bashkëpunimi me KGS do të ndihmojë në zgjerimin e rrjetit të partnerëve strategjikë dhe në krijimin e platformave konkrete që lidhin bizneset, investitorët dhe profesionistët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

KGS përfaqëson një rrjet të rëndësishëm biznesesh shqiptare në Kosovë, Gjermani dhe Zvicër, ndërsa CEO Shpk është ndër organizatorët kryesorë të forumeve, panaireve dhe ngjarjeve ekonomike në Kosovë dhe rajon. Përmes këtij memorandumi, të dy organizatat riafirmojnë angazhimin e tyre për të kontribuar në rritjen e investimeve, promovimin e sipërmarrjes dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik afatgjatë.







Të ngjashme
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori dërgohet me helikopter në spitalin e Korçës

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori dërgohet me helikopter në spitalin e Korçës

Fitim Havolli falënderon familjen Humolli për mikpritjen dhe mbështetjen në Lupç (VIDEO)

Fitim Havolli falënderon familjen Humolli për mikpritjen dhe mbështetjen në Lupç (VIDEO)

0:000:00