Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka zhvilluar një takim me fermerë dhe bujq në Komogllavë dhe Dardani, ku është diskutuar për sfidat dhe nevojat e sektorit të bujqësisë.
Gjatë bashkëbisedimit me prodhuesit vendorë, Reçica theksoi rëndësinë e mbështetjes konkrete për fermerët, duke vënë theksin te rritja e subvencioneve, investimet në infrastrukturën bujqësore dhe krijimi i tregjeve të sigurta për plasimin e produkteve vendore.
"Mbrëmë, në Komogllavë dhe Dardani, bashkë me bujqit punëtorë që mbajnë gjallë prodhimin vendor, biseduam për nevojën e mbështetjes konkrete për fermerin, rritjen e subvencioneve, investimet në infrastrukturën bujqësore dhe krijimin e tregut të sigurt për produktet tona.", ka shkruar Reçica.
Postimi:











