Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arjanit Elshani, i cili është njëkohësisht djali i dëshmorit Zejnullah Elshani, ka shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e tij profesionale, duke diplomuar me sukses nga programi MPBOLC 03-26, ku është vlerësuar me dy nga çmimet më të larta të këtij programi, “Honor Graduate” dhe “Iron Man”.

Përmes një postimi të tij në Facebook, Elshani i cili vjen nga Baica e Drenasit, e ka cilësuar këtë moment si një ndër më të veçantët në rrugëtimin e tij profesional, duke theksuar përkushtimin dhe disiplinën që e kanë shoqëruar gjatë gjithë trajnimit.

“Diplomimi nga MPBOLC 03-26, moment i veçantë krenarie dhe mirënjohjeje. Jam i nderuar që gjatë rrugëtimit kam fituar çmimet prestigjioze Honor Graduate dhe Iron Man, të cilat pasqyrojnë përkushtimin, disiplinën dhe punën. Mbi të gjitha, falënderoj Zotin për forcën që më ka dhënë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, ka shkruar ai.

Në të njëjtin postim, ai ka shprehur mirënjohje edhe për familjen e tij për mbështetjen dhe motivimin e vazhdueshëm, si dhe për institucionin që i ka dhënë besim gjatë gjithë programit.

“Një mirënjohje e thellë shkon për familjen time për motivimin e vazhdueshëm. Gjithashtu, falënderoj institucionin për besimin e jashtëzakonshëm që më ka dhënë për të arritur këtë sukses”, shkroi Elshani/Periskopi/

Postimi i plotë:

Të ngjashme
Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori dërgohet me helikopter në spitalin e Korçës

Fitim Havolli falënderon familjen Humolli për mikpritjen dhe mbështetjen në Lupç (VIDEO)

Mos e nis planifikimin e pushimeve pa parë këto ide

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

Vrasja e policit në Maliq, Begaj: Policia e Shtetit nuk do të zbrapset, do ta kthejë dhembjen në forcë për të luftuar krimin në çdo skutë

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Unë s’po të sulmoj

Nga reforma e dialogu deri te konsensusi për rrugën evropiane – krejt çka tha Antonio Costa në Prishtinë

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

0:000:00