Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka prezantuar zotimin e katërt të programit të tij qeverisës për reformim dhe modernizim të sistemit arsimor, aftësi për të ardhmen dhe mundësi për të rinjtë

Hamza, në një konferencë për media, është shprehur se një sistem arsimor cilësor aftëson qytetarë, ndërton ekonomi konkurruese dhe institucione të qëndrueshme, prandaj, Qeveria e udhëhequr nga PDK do ta trajtojë këtë sektor si prioritet kombëtar.

“Arsimi nuk është shpenzim. Arsimi është investimi më i sigurt që një shtet mund të bëjë për të ardhmen e vet. Prandaj, më 7 qershor, ne kërkojmë besimin e qytetarëve për të ndërtuar një sistem arsimor modern, cilësor dhe konkurrues, që u jep fëmijëve dhe të rinjve tanë njohuritë, aftësitë dhe mundësitë që meritojnë. Sepse ndryshimi i Kosovës fillon me edukimin e brezit që do ta ndërtojë Kosovën e së nesërmes”, ka thënë kryetari i PDK-së.

Hamza duke nënvizuar sfidat me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit dhe nxënësit e studentët, ka treguar se në qendër të vizionit të tij për arsimin është rinia e Kosovës.


Ai premtoi Fond të Bursave prej 30 milionësh euro në vit dhe programe studimi që garantojnë mundësi punësimi, që të rinjtë ndërtojnë jetën dhe karrierën e tyre në Kosovë.

“Qeveria e PDK-së do të forcojë autonominë universitare, do të mbështesë kërkimin shkencor dhe do të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar me universitetet më prestigjioze evropiane dhe botërore. Ne duam universitete që jo vetëm japin diploma, por prodhojnë dije, inovacion dhe zgjidhje për zhvillimin e vendit. Në këtë drejtim, do ta themelojmë edhe Fondin e Bursave për Studentët. Për herë të parë do të krijojmë Fondin e Bursave për Studentët me vlerë prej 30 milionë euro në vit. Ky fond do të garantojë mbështetje të drejtpërdrejtë për studentët, pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike apo sociale. Investimi në studentët tanë është investim në kapitalin më të çmuar të Kosovës, në qytetarët e saj. Rrafsh tjetër ku do të fokusohemi është edhe arsimi joformal dhe kreativiteti rinor”, premtoi Hamza.

Një nga prioritetet PDK-së, Hamza thotë se është edhe modernizimi i arsimit profesional dhe lidhja e tij e drejtpërdrejtë me nevojat e ekonomisë.

“Shkollat profesionale do të pajisen me infrastrukturë moderne, ndërsa bizneset do të përfshihen aktivisht në procesin e edukimit praktik të nxënësve. Qëllimi ynë është i qartë: më shumë aftësi profesionale, më shumë vende pune dhe më shumë mundësi për të rinjtë që të ndërtojnë karrierën e tyre në Kosovë”, tha Hamza.

Po ashtu, lideri i PDK-së falënderoi mijëra qytetarë anembanë Kosovës, që deri më sot kanë shprehur mbështetje për PDK-në dhe i ftoi të gjithë në tubimin përmbyllës në Prishtinë, të shtunën.

“Kudo që kemi qenë, kemi ndjerë energjinë e qytetarëve për ndryshim. Kemi ndjerë dëshirën e tyre për t’i dhënë fund krizës, për të rikthyer shpresën dhe për të ndërtuar një Kosovë me më shumë mundësi për të gjithë. Prandaj, sot dua t’i ftoj të gjithë qytetarët që të na bashkohen në tubimin tonë përmbyllës, të shtunën, më 6 qershor, nga ora 20:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Le ta përmbyllim së bashku këtë rrugëtim me një mesazh të qartë: Kosova meriton më shumë. Dhe, Kosova do të ndryshojë. Do ta ndryshojmë ne”, tha Hamza.

Të ngjashme
Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori dërgohet me helikopter në spitalin e Korçës

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori dërgohet me helikopter në spitalin e Korçës

Fitim Havolli falënderon familjen Humolli për mikpritjen dhe mbështetjen në Lupç (VIDEO)

Fitim Havolli falënderon familjen Humolli për mikpritjen dhe mbështetjen në Lupç (VIDEO)

0:000:00