Qetësohet situata në Lindjen e Mesme

Pas shkëmbimit të zjarrit gjatë natës, Irani njoftoi se vala e parë e sulmeve ndaj izraelit ka përfunduar por paralajmëroi se mund të rinisë nëse ushtria izraelite vazhdon sulmet në Liban.
Nga ana e Izraelit nuk pati reagim të menjëhershëm.
Irani deklaroi se këto veprime ishin hakmarrje për bombardimet izraelite ndaj Hezbollhaut në periferi të Bejrutit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje që të dyja palët të ndalonin menjëherë konfliktin dhe kërkoi një armëpushim të menjëhershëm.
“Negociatat përfundimtare për paqen po vazhdojnë, me kusht që injoranca ose marrëzia të mos i pengojnë”, tha Trump.
Ai paralajmëroi gjithashtu se kufizimet amerikane ndaj porteve iraniane do të mbeteshin në fuqi derisa të arrihej një marrëveshje përfundimtare.
Gjatë natës Izraeli shënjestroi një uzinë petrokimike në Iran, ndërsa garda revolucionare raportoi sulme ndaj një objekti të ngjashëm në Haifa.
Nuk pati raporte për persona të vrarë apo të lënduar në të dy vendet.
Në shkëmbim zujarri u përfshinë edhe huthët e jemenit të cilët goditën tel avivin dhe thanë se do të ndalonin lundrimin e izraelit
në detin e kuq.
Çmimet e naftës reflektuan menjëherë rritje në tregjet ndërkombëtare në orët mëngjesit por u stabilizuan sërish gjatë mesditës.











