Aliu: Urime LVV-së për fitoren, uroj që të përmbushen pritjet e qytetarëve në dobi të ecjes përpara të vendit

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Ai shkroi në një postim në Facebook për procesin zgjedhor që tha se ishte “i qetë, demokratik e në shërbim të demokracisë.
“Tashmë kur Komisioni Qendror Zgjedhor veçse ka përmbyllur e publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e 7 Qershorit, uroj subjektin politik fitues të këtyre zgjedhjeve – Lëvizjen Vetëvendosje!, duke uruar që sa më shpejt të kemi institucione funksionale dhe në shërbim të qytetarëve. Një proces zgjedhor i qetë, demokratik e në shërbim të demokracisë”, shkroi ai.
Pasi i falënderoi strukturat, aktivistët dhe mbështetësit e PDK-së, Aliu uroi që të përmbushen pritjet e qytetarëve.
“Falënderoj strukturat, aktivistët e mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës, për angazhimin, përpjekjet e pandalshme e punën e palodhshme për të fuqizuar familjen tonë politike. Uroj që përfundimi i procesit zgjedhor dhe certifikimi i tij, të reflektoj në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve dhe angazhim në dobi të ecjes përpara të vendit”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Tashmë kur Komisioni Qendror Zgjedhor veçse ka përmbyllur e publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e 7 Qershorit, uroj subjektin politik fitues të këtyre zgjedhjeve - Lëvizjen Vetëvendosje!, duke uruar që sa më shpejt të kemi institucione funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.
Një proces zgjedhor i qetë, demokratik e në shërbim të demokracisë.
Falënderoj strukturat, aktivistët e mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës, për angazhimin, përpjekjet e pandalshme e punën e palodhshme për të fuqizuar familjen tonë politike.
Uroj që përfundimi i procesit zgjedhor dhe certifikimi i tij, të reflektoj në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve dhe angazhim në dobi të ecjes përpara të vendit.











