Vjosa Osmani: Emri im as s’ka qenë e as nuk do të jetë pengesë për krijimin e institicioneve

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosoves , Vjosa Osmani, ka falënderuar qytetarët dhe mbështetësit e LDK-së për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë procesit zgjedhor, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve përbën vazhdim të një misioni për t’i shërbyer Kosovës.
Në një reagim publik pas zgjedhjeve, Osmani u shpreh mirënjohëse për çdo votë dhe përkrahje të marrë nga qytetarët në mbarë vendin. Ajo tha se gjatë fushatës ka takuar mijëra qytetarë, duke dëgjuar shqetësimet, pritjet dhe shpresat e tyre për një Kosovë më të zhvilluar, më të integruar dhe më të bashkuar.
Osmani vlerësoi mbështetjen e të rinjve, grave, mërgatës dhe të gjithë qytetarëve që morën pjesë në votime, duke theksuar rëndësinë e demokracisë dhe të një politike të bazuar në vlera, dije dhe përgjegjësi.
Ajo nënvizoi se pjesëmarrja e saj në këto zgjedhje kishte për qëllim të kontribuonte në ringritjen e LDK-së dhe në krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Sipas saj, emri i saj nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve.
“Kontributi im do të jetë i fokusuar vetëm në daljen nga kriza dhe ndërtimin e institucioneve që mbrojnë shtetin, demokracinë, kushtetutën dhe aleancat”, theksoi Osmani.
Në fund të mesazhit të saj, ajo bëri thirrje për vazhdimin e angazhimit të përbashkët, duke theksuar se rruga përpara vazhdon së bashku.
Postimi i plotë:











