Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në procesin zgjedhor në Gorozhdevc

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar gjatë ditës së djeshme, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Marrja ose dhënia e ryshfetit lidhur me votimin”.

Sipas njoftimit, dyshohet se të ndaluarit kanë kryer veprën penale në fshatin Gorozhdevc të komunës së Pejës, gjatë procesit zgjedhor, pas së cilës janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se, në koordinim me organet e zbatimit të ligjit, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe sigurimin e provave relevante.

“Sipas dyshimeve fillestare, të ndaluarit kanë kryer veprën penale të lartcekur në fshatin Gorozhdevc të komunës së Pejës, pas së cilës janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me organet kompetente të zbatimit të ligjit, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të kësaj çështjeje penale dhe sigurimit të provave relevante”. / Periskopi/

Të ngjashme
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane

Vjosa Osmani: Emri im as s’ka qenë e as nuk do të jetë pengesë për krijimin e institicioneve

Associated Press për zgjedhjet në Kosovë: Rënia e pjesëmarrjes pasqyron zhgënjimin e votuesve

Ukraina nuk po humb. Rusia nuk po fiton.

Vrasja në Gjakovë, spitali i qytetit del me njoftim: Si është gjendja e të plagosurve?

“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandantit do kumbojë në zemër të Kosovës

Rekordi i zi – pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e ulëta në histori

Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim në 24 orët e fundit

"S’ka arsye të refuzojë emrin tim për Presidente", vjen reagimi i parë nga VV pas deklaratës së Osmanit

Nis numërimi i votave për kandidatët në 15 komuna, pasdite zgjerohet në 23 të tjera

PDK thërret konferencë për media

PDK thërret konferencë për media

Lufta e Iranit dhe kthesa e Friedrich Merzit

0:000:00