Shteti në aksion: Arrestohen dy persona që ua vodhën 50 mijë euro 150 personave përmes SMS

Shteti në aksion: Arrestohen dy persona që ua vodhën 50 mijë euro 150 personave përmes SMS

Prokuroria dhe Policia kanë zbatuar disa kontrolle në disa lokacione në vend dhe kanë ndaluar dy persona për mashtrim.

Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Themelore të Kosovës dhe Policisë, janë sekuestruar një veturë, disa telefonë dhe se janë në kërkim të edhe dy personave të tjerë të cilët gjenden në arrati.

Prokuroria dhe Policia thonë se të dyshuarit me anë të SMS-ëve të rremë kinse në emër të bankave, u kanë vjedhur para 150 personave. Bëhej fjalë për 50 mijë euro deri më tani.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës – Njësitin e Krimeve Kibernetike në kuadër të NJHP-së, kanë zbatuar 3 urdhër kontrolle në lokacione të ndryshme, të cilat kanë rezultuar me ndalimin e 2 personave, për shkak të dyshimit në kryerjen e veprës penale Mashtrimi nga neni 323 i KPRK-së, ku gjatë zbatimit të këtyre urdhër kontrolleve janë sekuestruar: Një veturë, disa telefona, disa sim – Kartela, si dhe fletëpagesa të bankave. Po ashtu, lidhur me këtë çështje janë identifikuar edhe 2 persona tjerë, por që të njëjtit gjenden në arrati”, thuhet në komunikatë.

“Sipas të dhënave të siguruara deri në këtë fazë, ekziston dyshimi se të dyshuarit në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve mes vete, nga muaji Dhjetor 2025 e tutje, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, i nxisin të dëmtuarit që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, ashtu që të dëmtuarit pasi që kishin pranuar mesazhe SMS, kinse nga bankat komerciale NLB – Banka, Teb Banka, Raiffesien Bank, si dhe banka tjera me përmbajtjen “Në llogarinë tuaj është zbuluar aktiviteti i dyshimtë. Ju lutemi identifikoni për të vazhduar përdorimin e shërbimit…”, nga i cili SMS pranohej edhe një link i veçantë, varësisht nga banka që të dëmtuarit kishin llogaritë dhe pas klikimit në këto linqe, të dëmtuarve i është hapur një web-faqe në të cilën është kërkuar të fusin të dhënat bankare, e më pas të njëjtëve u janë tërhequr para nga llogaritë e tyre bankare nga ana e të pandehurve”.

Vlera e dëmit parashikohet se “do të jetë akoma më e madhe”.

“Numri i të dëmtuarve në këtë çështje, vetëm në regjionin e Prishtinës arrin numrin prej 150 personave, ndërkaq vlera e dëmit arrin shumën prej 50,000 € (pesëdhjetë mijë Euro), ndërkaq jemi në pritje të paraqitjes së të dëmtuarve tjerë, nga regjione tjera, me ç’rast numri i të dëmtuarve, si dhe vlera e dëmit do të jetë akoma më e madhe”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i shtetit do të vazhdojë t’i trajtojë rastet e kësaj natyre me prioritet, u tha në komunikatë. Aty thuhet se do të ndërmerren veprime shtesë me qëllim identifikimin e të dyshuarve tjerë potencial lidhur me këtë rast.

Të ngjashme
KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

Aliu: Urime LVV-së për fitoren, uroj që të përmbushen pritjet e qytetarëve në dobi të ecjes përpara të vendit

Aliu: Urime LVV-së për fitoren, uroj që të përmbushen pritjet e qytetarëve në dobi të ecjes përpara të vendit

Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet

Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet

KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Qetësohet situata në Lindjen e Mesme

Qetësohet situata në Lindjen e Mesme

Petrol Company – më shumë kilometra, më shumë kursime

Petrol Company – më shumë kilometra, më shumë kursime

Bedri Hamza: Duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

Bedri Hamza: Duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

PDK shkon në zgjedhje të brendshme këtë vit, Hamza: Gara është e hapur edhe për kryetar

PDK shkon në zgjedhje të brendshme këtë vit, Hamza: Gara është e hapur edhe për kryetar

Hamza: Zgjedhjet ishin të pabarabarta, u përdor paraja publike

Hamza: Zgjedhjet ishin të pabarabarta, u përdor paraja publike

Kallas: Liderët në Kosovë të angazhohen tash për formimin e shpejtë të qeverisë, thelbësor normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Kallas: Liderët në Kosovë të angazhohen tash për formimin e shpejtë të qeverisë, thelbësor normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Beyer: Politikanë të Kosovës, lëreni pas jofunksionalitetin e shtetit, bashkëpunoni për zgjedhjen e Kryeparlamentarit dhe Presidentit

Beyer: Politikanë të Kosovës, lëreni pas jofunksionalitetin e shtetit, bashkëpunoni për zgjedhjen e Kryeparlamentarit dhe Presidentit

Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane

Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane

0:000:00