Hamza: Zgjedhjet ishin të pabarabarta, u përdor paraja publike

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës, për realizimin e qetë e të rregullt të procesit zgjedhor të 7 qershorit.

Gjatë një konference për media, Hamza tha se PDK ka pritur rezultat më të lartë, megjithatë shtoi se partia që ai udhëheq po pret rezultatin e përgjithshëm.

“Unë i uroj të gjithë partitë politike për rezultatin, ka qenë një proces në vazhdën e disa proceseve zgjedhore, për PDK-në rezultati është ky që është, sigurisht që kemi pritur më shumë, kemi mundur më shumë. Nëse i referohemi vendeve në Kuvendin e Kosovës, unë pres që numri i deputetëve të jetë pak më i madh sesa ka qenë në mandatin paraprak, megjithatë ne po presim përfundimin e procesit zgjedhor”, u shpreh Hamza.

“Zgjedhjet kanë qenë të lira, mirëpo nuk kanë qenë të drejta. Kanë qenë të pabarabarta për shkak se është përdorur paraja publike”, tha lideri i PDK-së.

Ndër të tjera, Hamza theksoi se abstenimi i qytetarëve për të dalë e të votuar, sipas tij, është mesazh i qartë.

Po ashtu ai tha se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme këtë vit./ Periskopi/

Të ngjashme
Bedri Hamza: Duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

PDK shkon në zgjedhje të brendshme këtë vit, Hamza: Gara është e hapur edhe për kryetar

Kallas: Liderët në Kosovë të angazhohen tash për formimin e shpejtë të qeverisë, thelbësor normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Beyer: Politikanë të Kosovës, lëreni pas jofunksionalitetin e shtetit, bashkëpunoni për zgjedhjen e Kryeparlamentarit dhe Presidentit

Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane

Vjosa Osmani: Emri im as s’ka qenë e as nuk do të jetë pengesë për krijimin e institicioneve

Associated Press për zgjedhjet në Kosovë: Rënia e pjesëmarrjes pasqyron zhgënjimin e votuesve

Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në procesin zgjedhor në Gorozhdevc

Ukraina nuk po humb. Rusia nuk po fiton.

Vrasja në Gjakovë, spitali i qytetit del me njoftim: Si është gjendja e të plagosurve?

“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandantit do kumbojë në zemër të Kosovës

Rekordi i zi – pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e ulëta në histori

0:000:00