Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.


Sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e deritanishme të organeve të rendit, më 7 qershor, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Kosovës, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Sharr” në fshatin Jabllanicë të Prizrenit, i pandehuri A.D., në cilësinë e anëtarit të komisionit zgjedhor, “me qëllim të pengimit të zhvillimit të rregullt të procesit zgjedhor dhe cenimit të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, ka marrë dhe fshehur gjashtë fletëvotime të paplotësuara, të cilat paraprakisht i kishte shkëputur nga blloku i fletëvotimeve”, transmeton Klankosova.tv.

“Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të të gjitha rasteve që cenojnë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Në bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Të ngjashme
KQZ tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare

KQZ tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare

UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut

UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

Shteti në aksion: Arrestohen dy persona që ua vodhën 50 mijë euro 150 personave përmes SMS

Shteti në aksion: Arrestohen dy persona që ua vodhën 50 mijë euro 150 personave përmes SMS

Aliu: Urime LVV-së për fitoren, uroj që të përmbushen pritjet e qytetarëve në dobi të ecjes përpara të vendit

Aliu: Urime LVV-së për fitoren, uroj që të përmbushen pritjet e qytetarëve në dobi të ecjes përpara të vendit

Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet

Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet

KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Qetësohet situata në Lindjen e Mesme

Qetësohet situata në Lindjen e Mesme

Petrol Company – më shumë kilometra, më shumë kursime

Petrol Company – më shumë kilometra, më shumë kursime

Bedri Hamza: Duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

Bedri Hamza: Duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

PDK shkon në zgjedhje të brendshme këtë vit, Hamza: Gara është e hapur edhe për kryetar

PDK shkon në zgjedhje të brendshme këtë vit, Hamza: Gara është e hapur edhe për kryetar

Hamza: Zgjedhjet ishin të pabarabarta, u përdor paraja publike

Hamza: Zgjedhjet ishin të pabarabarta, u përdor paraja publike

0:000:00