Shpërndarja e parave para fushate nga Kurti, Syla: Paramendojeni sa vota i kish marrë pa to, Kosova s'duron autokratë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon A. Syla, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit duke thënë se me këtë rezultat më askush nuk guxon të shkojë më në zgjedhje.
Sipas Sylës humbësit më të mëdhenj janë VV me kryetarin e saj, Albin Kurti dhe ish-presidentja, Vjosa Osmani.
Syla përmendi milionat e shpërndara, duke vendosur pikëpyetje mbi rezultatin nëse ato nuk do jepeshin.
“Por, çdo lëvizje e pamenduar tash… Kosova ka me ja u rrasë sa krahu, qysh ja rrasi Albin Kurtit per arrogancë edhe tendenca per blerje te votes me 80 milione te harxhuara e me 200 milione te premtume. Paramendone sa kishin me i marrë VV pa to? Kujdes. Se Kosova si duron autokratet edhe mos harroni se KFOR’i hala eshte brenda. Diktator me KFOR brenda eshte qesharake me mendu dikush. A po kupton o Albin Kurti?”, thotë Syla.
Postimi i plotë:
Me kete rezultat nuk guxon me shku me ne zgjedhje askush.
Humbesit me te medhenj jane Albin Kurti qe e pati Qeverinë 51% dhe Vjosa Osmani qe ja mundesoi atë me 28 dhjetore dhe sot spo ja njehin kreditin asaj as Kurti, as LDK per rënien e tyre.
Tjeret nga opozita jane fitues. Sidomos me mandate në Paralement te Kosovës.
Plus kthehen nga Haga themeluesit e UCK dhe te Republikës...
Nese doni shkojmë në zgjedhje apet?
Por, çdo lëvizje e pamenduar tash... Kosova ka me ja u rrasë sa krahu, qysh ja rrasi Albin Kurtit per arrogancë edhe tendenca per blerje te votes me 80 milione te harxhuara e me 200 milione te premtume.
Paramendone sa kishin me i marrë VV pa to?
Kujdes.
Se Kosova si duron autokratet edhe mos harroni se KFOR'i hala eshte brenda.
Diktator me KFOR brenda eshte qesharake me mendu dikush.
A po kupton o Albin Kurti?
#albanologji #zgjedhje2026











