Oda Ekonomike: Tregtia e Kosovës me Greqinë përmirësohet, deficitet vazhdojnë me Poloninë dhe Arabinë Saudite

Oda Ekonomike: Tregtia e Kosovës me Greqinë përmirësohet, deficitet vazhdojnë me Poloninë dhe Arabinë Saudite

Oda Ekonomike e Kosovës ka vlerësuar se të dhënat më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tregtinë e jashtme me Greqinë, Poloninë dhe Arabinë Saudite pasqyrojnë një tablo të përzier të marrëdhënieve ekonomike të vendit me këto tregje.

Përmirësimi i bilancit tregtar me Greqinë shihet si sinjal pozitiv, i nxitur nga rritja e eksporteve dhe ulja e importeve, ndërsa zhvillimet me Poloninë dhe Arabinë Saudite tregojnë vazhdimësi të deficitit të lartë tregtar, thotè Oda Ekonomike.

Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, këto të dhëna nënvizojnë nevojën për politika më aktive të mbështetjes së eksportit dhe diversifikimit të tregjeve, veçanërisht në drejtim të Polonisë dhe vendeve të Lindjes së Mesme.

Oda theksoi se rritja e konkurrueshmërisë së prodhimit vendor dhe forcimi i diplomacisë ekonomike mbeten kyçe për përmirësimin afatgjatë të bilancit tregtar të Kosovës.


Postimi i plotë:

Statistikat Tregtare të Kosovës | Tregtia e jashtme e mallrave me Greqinë, Poloninë dhe Arabinë Saudite (2025)

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se gjatë vitit 2025, raportet tregtare të Kosovës me këto tri tregje kanë ndjekur dinamika të ndryshme – nga përmirësimi i bilancit tregtar deri te zgjerimi i deficitit.

GREQIA

Kosova ka shënuar përmirësim të bilancit tregtar me Greqinë. Deficiti tregtar është zvogëluar në 269.5 milionë euro, krahasuar me 308.8 milionë euro në vitin 2024 (-12.7%).

Eksportet drejt Greqisë janë rritur ndjeshëm dhe kanë arritur në 9.5 milionë euro (+46.1%), ndërsa importet kanë rënë në 279.1 milionë euro (-11.5%).

Mbulueshmëria e importit nga eksporti është rritur nga 2.1% në 3.4%.

POLONIA

Ndryshe nga Greqia, shkëmbimet tregtare me Poloninë kanë regjistruar thellim të deficitit tregtar. Deficiti është rritur në 269.2 milionë euro, nga 205.7 milionë euro një vit më parë (+30.9%).

Eksportet kanë mbetur të ulëta në 3.5 milionë euro, ndërsa importet kanë arritur në 272.7 milionë euro.

Mbulueshmëria eksport/import mbetet vetëm 1.3%.

ARABIA SAUDITE

Tregtia me Arabinë Saudite ka shënuar përmirësim të lehtë të bilancit tregtar. Deficiti është zvogëluar në 182.1 milionë euro, nga 183.1 milionë euro në vitin 2024 (-0.6%).

Eksportet e Kosovës kanë mbetur pothuajse të pandryshuara në 1.5 milionë euro, ndërsa importet kanë arritur në 183.6 milionë euro.

Mbulueshmëria e importit nga eksporti mbetet 0.8%.

Çfarë tregojnë këto të dhëna?

• Greqia paraqet përmirësimin më të dukshëm të raportit tregtar përmes rritjes së eksporteve dhe uljes së importeve.

• Polonia mbetet një treg me potencial, por me hendek të madh tregtar në favor të importeve.

• Arabia Saudite vazhdon të dominohet nga importet, duke treguar hapësirë për zgjerimin e pranisë së produkteve kosovare në tregjet e Lindjes së Mesme.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)




Të ngjashme
Federata u jep një ndëshkim brutal futbollistëve të Uruguait pas dështimit në Botëror

Federata u jep një ndëshkim brutal futbollistëve të Uruguait pas dështimit në Botëror

Kandiqi ngre dyshime për një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiqi ngre dyshime për një varr masiv në Pasuljanske Livade

Vulaj: Gazi amerikan çështja më e rëndësishme, jemi në një udhëkryq me pasoja të mëdha

Vulaj: Gazi amerikan çështja më e rëndësishme, jemi në një udhëkryq me pasoja të mëdha

Trump kërcënon Iranin: Nuk do të ekzistojë më nëse vazhdon kështu

Trump kërcënon Iranin: Nuk do të ekzistojë më nëse vazhdon kështu

KRU Prishtina gjen katër lidhje ilegale brenda pak orëve në Hajvali

KRU Prishtina gjen katër lidhje ilegale brenda pak orëve në Hajvali

Shqipëria me rregulla të reja për kalimin në kufi për të miturit, VIP-at e transportin ndërkombëtar

Shqipëria me rregulla të reja për kalimin në kufi për të miturit, VIP-at e transportin ndërkombëtar

Deklaratë skandaloze nga Valon Behrami: Po ta dija që Xhaka e Shaqiri do të festonin me shqiponjë, do t’i ndaloja

Deklaratë skandaloze nga Valon Behrami: Po ta dija që Xhaka e Shaqiri do të festonin me shqiponjë, do t’i ndaloja

​Incidenti në Magurë të Lipjanit, Shatrolli: Policia shton patrullimet

​Incidenti në Magurë të Lipjanit, Shatrolli: Policia shton patrullimet

Ditë të nxehta përpara, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Ditë të nxehta përpara, parashikimi i motit për javën e ardhshme

CNN: Ngushtica e Hormuzit “në kaos” pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran

CNN: Ngushtica e Hormuzit “në kaos” pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran

Formacioni më i mirë i raundit të tretë në Kupën e Botës

Formacioni më i mirë i raundit të tretë në Kupën e Botës

Zjarr i madh në Mallakastër, dyshohet se u shkaktua nga djegia e mbeturinave

Zjarr i madh në Mallakastër, dyshohet se u shkaktua nga djegia e mbeturinave

0:000:00