Vdes i moshuari pasi u rrëzua në banesën e tij në Jalë

Një 74-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Jalë, në ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një rrëzimi brenda banesës.
Sipas informacionit paraprak, viktima, me inicialet F.A., dyshohet se është rrëzuar në ambientet e banesës së tij, duke pësuar dëmtime fatale, raporton NOA.al, transmeton Periskopi
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi rastin./Periskopi











