Ditë të nxehta përpara, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Ditë të nxehta përpara, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e fundit e qershorit dhe fillimi i korrikut do të nisin me temperatura shumë të larta, ku dita më e nxehtë pritet të jetë e hëna, me temperatura që do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të IHMK-së, për ditën e hënë parashihet mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta kalimtare, ndërsa “temperaturat maksimale: 32–38°C, duke e bërë këtë ditën më të nxehtë të javës”.

Instituti bën të ditur se nga mesi i javës pritet ndryshim i motit, me depërtimin e një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit.

“Ky ndryshim do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike, si dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.

Të martën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa të mërkurën nga 30 deri në 34 gradë, kur priten edhe reshje lokale shiu me shkarkime rrufesh. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave më të fuqishme.

Rënia më e madhe e temperaturave pritet të enjten, kur maksimalet do të zbresin në 24–27 gradë Celsius, ndërsa të premten do të jenë 25–28 gradë.

IHMK u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht personave me sëmundje kronike, të moshuarve dhe fëmijëve, të shmangin ekspozimin në diell nga ora 10:00 deri në 17:00, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura për shkak të vapës së madhe në fillim të javës./Periskopi/

Të ngjashme
Kandiqi ngre dyshime për një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiqi ngre dyshime për një varr masiv në Pasuljanske Livade

Vulaj: Gazi amerikan çështja më e rëndësishme, jemi në një udhëkryq me pasoja të mëdha

Vulaj: Gazi amerikan çështja më e rëndësishme, jemi në një udhëkryq me pasoja të mëdha

Trump kërcënon Iranin: Nuk do të ekzistojë më nëse vazhdon kështu

Trump kërcënon Iranin: Nuk do të ekzistojë më nëse vazhdon kështu

KRU Prishtina gjen katër lidhje ilegale brenda pak orëve në Hajvali

KRU Prishtina gjen katër lidhje ilegale brenda pak orëve në Hajvali

Shqipëria me rregulla të reja për kalimin në kufi për të miturit, VIP-at e transportin ndërkombëtar

Shqipëria me rregulla të reja për kalimin në kufi për të miturit, VIP-at e transportin ndërkombëtar

Deklaratë skandaloze nga Valon Behrami: Po ta dija që Xhaka e Shaqiri do të festonin me shqiponjë, do t’i ndaloja

Deklaratë skandaloze nga Valon Behrami: Po ta dija që Xhaka e Shaqiri do të festonin me shqiponjë, do t’i ndaloja

​Incidenti në Magurë të Lipjanit, Shatrolli: Policia shton patrullimet

​Incidenti në Magurë të Lipjanit, Shatrolli: Policia shton patrullimet

CNN: Ngushtica e Hormuzit “në kaos” pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran

CNN: Ngushtica e Hormuzit “në kaos” pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran

Formacioni më i mirë i raundit të tretë në Kupën e Botës

Formacioni më i mirë i raundit të tretë në Kupën e Botës

Zjarr i madh në Mallakastër, dyshohet se u shkaktua nga djegia e mbeturinave

Zjarr i madh në Mallakastër, dyshohet se u shkaktua nga djegia e mbeturinave

Tërmetet në Venezuelë: Nxirren nga rrënojat dy të mitur

Tërmetet në Venezuelë: Nxirren nga rrënojat dy të mitur

Transferimi mund të presë, Raphinha ka sytë vetëm te Kupa e Botës

Transferimi mund të presë, Raphinha ka sytë vetëm te Kupa e Botës

0:000:00