Zjarr i madh në Mallakastër, dyshohet se u shkaktua nga djegia e mbeturinave

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Hekalit, në Mallakastër, duke djegur disa hektarë me ullishte dhe shkurre, si edhe duke rrezikuar seriozisht Parkun Arkeologjik të Bylisit.

Sipas Top Channel, flakët u shfaqën rreth orës 09:00 dhe, pas një ndërhyrjeje të parë nga shërbimi zjarrfikës i Ballshit, situata u vu përkohësisht nën kontroll.

Megjithatë, era e fortë riaktivizoi vatrën e zjarrit në mesditë, duke përhapur sërish flakët drejt zonave përreth, transmeton Periskopi.

Në operacionin për neutralizimin e zjarrit u angazhuan forcat zjarrfikëse të Ballshit dhe Fierit, ndërsa për shkak të afërsisë me Parkun Arkeologjik të Bylisit ndërhyrja u mbështet edhe nga ajri. Pas izolimit të flakëve, ekipet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e mundshëm të vatrave si pasojë e erës së fortë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e mbeturinave në tokat përreth, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes./Periskopi/

Të ngjashme
​Incidenti në Magurë të Lipjanit, Shatrolli: Policia shton patrullimet

Ditë të nxehta përpara, parashikimi i motit për javën e ardhshme

CNN: Ngushtica e Hormuzit “në kaos” pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran

Formacioni më i mirë i raundit të tretë në Kupën e Botës

Tërmetet në Venezuelë: Nxirren nga rrënojat dy të mitur

Transferimi mund të presë, Raphinha ka sytë vetëm te Kupa e Botës

“Wolverine Challenge”, pjesëtarë të KFOR-it “masin” forcat në shumë disiplina

Rrëzohet aeroplani në Francë, humbin jetën 11 persona

Kënduan këngë nacionaliste, Policia ndalon disa persona pas përfundimit të “Vidovdanit”

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

Dy vjet në pushtet, BDI-ja akuzon VLEN-in për mashtrim e dështim

OVL-UÇK thërret nesër konferencë për media

0:000:00