Policia e Kosovës për “Vidovdanin” : 37 persona janë proceduar në gjykatë, bënë thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes

Policia e Kosovës për “Vidovdanin” : 37 persona janë proceduar në gjykatë, bënë thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes

Policia e Kosovës ka treguar të ketë zbatuar masa të shtuara sigurie gjatë manifestimeve të Vidovdanit, duke synuar ruajtjen e rendit publik, menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit të aktiviteteve pa incidente. Sipas Policisë, planifikimi operacional është realizuar në koordinim mes njësive policore në terren dhe institucioneve të drejtësisë.

Gjatë ditës, 37 persona janë shoqëruar në stacione policore për intervistim nën dyshimin për thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes, ndërsa një person është gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.


Pas përfundimit të aktiviteteve, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se situata është normalizuar dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë pa incidente.

Njoftimi i plotë:


Policia e Kosovës menaxhon situatën e sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”


Prishtinë, më 28 qershor 2026


Ju njoftojmë se lidhur me manifestimet e “Vidovdan-it” mbajtur sot me datë 28.06.2026, Policia e Kosovës, me kohë ka ndërmarr masat planifikuese dhe operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar.


Nga autoritetet policore janë paraparë masa të nevojshme planifikuese, koordinuese, parandaluese dhe operativo-hetimore në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që manifestimet në lokacionet ku janë paraparë të zhvillohen qetë dhe pa incidente.


Referuar informacioneve nga njësitet e angazhuar policore në teren nuk është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 37 personave në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën me thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe një personi i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.


Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku pas intervistimit 37 persona janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit nga gjykata.


Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.


Policia e Kosovës falënderon qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar si dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim./Periskopi

Të ngjashme
Vdes i moshuari pasi u rrëzua në banesën e tij në Jalë

Vdes i moshuari pasi u rrëzua në banesën e tij në Jalë

Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gjipesë në Shqipëri, dalin detajet se si u nxorën dy turistët

Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gjipesë në Shqipëri, dalin detajet se si u nxorën dy turistët

Ekipi britanik i kërkim-shpëtimit mbërriti në Venezuelë pas tërmeteve tragjike

Ekipi britanik i kërkim-shpëtimit mbërriti në Venezuelë pas tërmeteve tragjike

Federata u jep një ndëshkim brutal futbollistëve të Uruguait pas dështimit në Botëror

Federata u jep një ndëshkim brutal futbollistëve të Uruguait pas dështimit në Botëror

Oda Ekonomike: Tregtia e Kosovës me Greqinë përmirësohet, deficitet vazhdojnë me Poloninë dhe Arabinë Saudite

Oda Ekonomike: Tregtia e Kosovës me Greqinë përmirësohet, deficitet vazhdojnë me Poloninë dhe Arabinë Saudite

Kandiqi ngre dyshime për një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiqi ngre dyshime për një varr masiv në Pasuljanske Livade

Vulaj: Gazi amerikan çështja më e rëndësishme, jemi në një udhëkryq me pasoja të mëdha

Vulaj: Gazi amerikan çështja më e rëndësishme, jemi në një udhëkryq me pasoja të mëdha

Trump kërcënon Iranin: Nuk do të ekzistojë më nëse vazhdon kështu

Trump kërcënon Iranin: Nuk do të ekzistojë më nëse vazhdon kështu

KRU Prishtina gjen katër lidhje ilegale brenda pak orëve në Hajvali

KRU Prishtina gjen katër lidhje ilegale brenda pak orëve në Hajvali

Shqipëria me rregulla të reja për kalimin në kufi për të miturit, VIP-at e transportin ndërkombëtar

Shqipëria me rregulla të reja për kalimin në kufi për të miturit, VIP-at e transportin ndërkombëtar

Deklaratë skandaloze nga Valon Behrami: Po ta dija që Xhaka e Shaqiri do të festonin me shqiponjë, do t’i ndaloja

Deklaratë skandaloze nga Valon Behrami: Po ta dija që Xhaka e Shaqiri do të festonin me shqiponjë, do t’i ndaloja

​Incidenti në Magurë të Lipjanit, Shatrolli: Policia shton patrullimet

​Incidenti në Magurë të Lipjanit, Shatrolli: Policia shton patrullimet

0:000:00