Ekipi britanik i kërkim-shpëtimit mbërriti në Venezuelë pas tërmeteve tragjike

Ekipi Ndërkombëtar Britanik i Kërkim-Shpëtimit (UK Isar), i përbërë nga 68 pjesëtarë, përfshirë gjashtë qen të specializuar për kërkim, mbërriti mbrëmë në Karakas, shkruan BBC.
Sot, ata po udhëtojnë nga kryeqyteti drejt veriut të vendit.
Russ Gauden, drejtues i ekipit UK Isae, tha se Kombet e Bashkuara u kanë caktuar një zonë ku deri më tani nuk ka pasur ekipe kërkim-shpëtimi në terren.
Ekipi po udhëton me shoqërim policor, pasi po transporton makineri të mëdha, të rënda dhe me vlerë për të ndihmuar në kërkimin e të mbijetuarve.
Ata thanë se, në këtë fazë, janë dërguar si ekip kërkim-shpëtimi dhe jo për rikuperimin e trupave./Periskopi











