IKD: Gjobat e KPM-së ndaj mediave për fushatat zgjedhore janë të kundërligjshme

IKD: Gjobat e KPM-së ndaj mediave për fushatat zgjedhore janë të kundërligjshme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se vendimet e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) për gjobitjen e mediave lidhur me shkeljet e pretenduara gjatë fushatave zgjedhore janë të kundërligjshme.

“Këto vendime të gjitha janë të kundërligjshme”, tha hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gzim Shala gjatë konferencës në të cilën u publikua raporti “Kur Rrgullatori shkel rregullat: Kundërligjshmeria e gjobave të KPM-së ndaj shkeljeve të mediave”.

Sipas IKD-së, Rregullorja KPM-2024/03, e cila rregullon raportimin mediatik gjatë fushatave zgjedhore, parasheh afate të veçanta dhe procedura të përshpejtuara për trajtimin e shkeljeve. Këto afate, sipas IKD-së, janë vendosur për të siguruar reagim të menjëhershëm gjatë procesit zgjedhor, kur shkeljet mund të ndikojnë realisht në rezultatin e zgjedhjeve.

IKD thekson se ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në hartimin e kësaj rregulloreje dhe se afatet procedurale nuk janë orientuese, por detyruese.


Tute, në raportin e tyre, IKD thekson se nga 21 janari 2025 deri më 5 maj 2026, KPM ka qenë jofunksional për shkak të mungesës së kuorumit, pasi Kuvendi nuk kishte emëruar me kohë përbërjen e re të institucionit. Gjatë kësaj periudhe, në Kosovë janë mbajtur disa procese zgjedhore, sipas IKD-së, KPM nuk ka mundur të marrë vendime për ankesat dhe shkeljet e raportuara.

“KPM, që nga 21 janari 2025 e deri më 5 maj 2026, kur pas emërimit të përbërjes së re zgjodhi kryetarin dhe nënkryetaren, për shkak të mungesës së kuorumit, ka qenë jofunksional. Në këtë periudhë kohore, në Kosovë janë zhvilluar disa procese zgjedhore. Ndërsa, Kuvendi nuk e ka funksionalizuar me kohë përbërjen e KPM-së. Si pasojë, organi që është dashur të reagonte gjatë fushatës zgjedhore nuk ka pasur mundësi të marrë vendime brenda afateve të përcaktuara me po këtë rregullore”, thuhet në raportin e IKD-së.

Në raport, IKD thotë se pas konstituimit të ri, në mbledhjen e mbajtur më 5 maj 2026, KPM filloi shqyrtimin e rasteve të grumbulluara nga zgjedhjet e vitit 2025 dhe ato të vitit 2026.

IKD thotë se në këtë mbledhje, KPM shqiptoi dhjetëra sanksione, përfshirë gjoba me vlerë totale prej dhjetëra mijëra eurosh dhe masa vërejtjeje ndaj medieve.

“Pra, KPM pas konstituimit, u është kthyer rasteve që kishin të bënin me proceset e kaluara zgjedhore, përfshirë zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025, zgjedhjet lokale, përfshirë balotazhin dhe zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025. Pra, kemi të bëjmë me vendime sanksionuese të nxjerra në vitin 2026 për shkelje të pretenduara të ndodhura gjatë fushatave zgjedhore të vitit paraprak”, thuhet në raportin e IKD-së.

Sipas IKD-së, vendimet për shkeljet e pretenduara gjatë zgjedhjeve të vitit 2025 janë të kundërligjshme, sepse janë marrë shumë kohë pas afateve të përcaktuara nga Rregullorja KPM-2024/03.

“Në rastin konkret, këto vendime sanksionuese të KPM-së për fushatat zgjedhore janë plotësisht të kundërligjshme për dy arsye themelore. E para, sa i përket fushatave nga proceset zgjedhore të vitit 2025, vendimet janë të kundërligjshme sepse janë nxjerrë pas kalimit të afateve të posaçme të përcaktuara me Rregulloren KPM-2024/03”, thuhet në raportin e IKD-së.

Po ashtu, IKD argumenton se të gjitha vendimet sanksionuese, përfshirë ato që lidhen me zgjedhjet e vitit 2026, janë nxjerrë në një procedurë ku rol të rëndësishëm ka pasur Zyra Ekzekutive e KPM-së, e cila sipas tyre është drejtuar për vite nga një ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv përtej afateve të lejuara me ligj.

“Ndërsa, të gjitha vendimet përfshirë ato lidhur me shkeljet e pretenduara gjatë fushatave të proceseve zgjedhore të vitit të kaluar dhe ato të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, janë të kundërligjshme, sepse janë nxjerrë mbi bazën e një procedure vendimmarrëse në të cilën rol të domosdoshëm ka pasur Zyra Ekzekutive. Derisa për vite të tëra është udhëhequr nga ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv, përtej afateve kohore të lejuar me ligj”, thuhet në raportin e IKD-së. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme
Nis numërimi i votave për kandidatët në 15 komuna, pasdite zgjerohet në 23 të tjera

Nis numërimi i votave për kandidatët në 15 komuna, pasdite zgjerohet në 23 të tjera

PDK thërret konferencë për media

PDK thërret konferencë për media

Lufta e Iranit dhe kthesa e Friedrich Merzit

Lufta e Iranit dhe kthesa e Friedrich Merzit

DW: LVV e Kurtit fiton zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, por s’ka shumicë për të qeverisur vetëm

DW: LVV e Kurtit fiton zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, por s’ka shumicë për të qeverisur vetëm

Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëresa gjyqësore

Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëresa gjyqësore

Presidentja, Kryetari dhe Administratori

Presidentja, Kryetari dhe Administratori

Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëresa gjyqësore

Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëresa gjyqësore

Nisë belaja në LDK, Abdixhiku kërcënon publikisht bashkëpartiakët e vet

Nisë belaja në LDK, Abdixhiku kërcënon publikisht bashkëpartiakët e vet

A votuan Thaçi dhe të tjerët në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje

A votuan Thaçi dhe të tjerët në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje

Finalizohet 100% numërimi i votave, këto janë rezultatet përfundimtare

Finalizohet 100% numërimi i votave, këto janë rezultatet përfundimtare

Përtej fituesve dhe humbësve, çfarë po i thonë qytetarët politikës?

Përtej fituesve dhe humbësve, çfarë po i thonë qytetarët politikës?

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

0:000:00