Rekordi i zi – pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e ulëta në histori

Rekordi i zi – pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e ulëta në histori

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, thyen një rekord historik. Dhe ai nuk ishte për të mirë.

Ato shënuan përqindjen më të ulët të daljes së qytetarëve në votime, prejse vendi mban zgjedhje demokratike, pas luftës, sipas një analize krahasuese që ka bërë KosovaPress.

Në procesin e 7 qershorit 2026 morën pjesë vetëm 36.88 për qind e trupit elektoral të Republikës.

Pas këtij rezultati renditet ai i zgjedhjeve të vitit 2007, kur në kuti hodhën preferencat e tyre partiako politike 40.09 për qind e atyre me të drejtë vote. Kjo ishte llogaritur të jetë një shifër befasuese, jo për të mirë, kur dihej se ky proces elektoral ishte njëfarë referendum për pavarësi, e cila u shpall vetëm pak muaj më vonë.


Përqindja e tretë më e ulët e daljes në zgjedhje ishte regjistruar më 2017. Interesimi për garën parlamentare arriti në 41.3 për qind.

Katër vjet më herët, më 2014, përfshirja e elektoratit ishte 42.63 për qind.

Procesi i vitit 2019 solli një mobilizim prej 44.56 për qind.

Në fund të vitit 2010, shkalla e përfshirjes ishte 45.29 për qind.

Pak më lart qëndrojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, ku pjesëmarrja arriti në 45.36 për qind.

Në garën e 9 shkurtit 2025, kjo shifër ishte më e lartë, 46.54 për qind.

Rezultati i vitit 2021 shënoi një nivel prej 48.78 për qind të daljes në votime.

Mbi këtë shkallë qëndrojnë ato të vitit 2004, kur pjesëmarrja arriti në 49.52 për qind.

Rekordi mbetet ai i zgjedhjeve të para parlamentare pas luftës, të mbajtura më 17 nëntor 2001. Atëherë në procesin demokratik u angazhuan 803,796 qytetarë, duke prodhuar normën më të lartë të pjesëmarrjes, 64.30 për qind.

Përqindja e ulët e daljes në zgjedhje nuk nënkupton me patjetër se edhe numri i votuesve ka qenë i tillë. Kjo varet shumë nga shifra e trupës elektorale për secilin proces./ Periskopi/

Të ngjashme
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim në 24 orët e fundit

Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim në 24 orët e fundit

"S’ka arsye të refuzojë emrin tim për Presidente", vjen reagimi i parë nga VV pas deklaratës së Osmanit

"S’ka arsye të refuzojë emrin tim për Presidente", vjen reagimi i parë nga VV pas deklaratës së Osmanit

Nis numërimi i votave për kandidatët në 15 komuna, pasdite zgjerohet në 23 të tjera

Nis numërimi i votave për kandidatët në 15 komuna, pasdite zgjerohet në 23 të tjera

PDK thërret konferencë për media

PDK thërret konferencë për media

Lufta e Iranit dhe kthesa e Friedrich Merzit

Lufta e Iranit dhe kthesa e Friedrich Merzit

DW: LVV e Kurtit fiton zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, por s’ka shumicë për të qeverisur vetëm

DW: LVV e Kurtit fiton zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, por s’ka shumicë për të qeverisur vetëm

Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëresa gjyqësore

Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëresa gjyqësore

Presidentja, Kryetari dhe Administratori

Presidentja, Kryetari dhe Administratori

IKD: Gjobat e KPM-së ndaj mediave për fushatat zgjedhore janë të kundërligjshme

IKD: Gjobat e KPM-së ndaj mediave për fushatat zgjedhore janë të kundërligjshme

Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëresa gjyqësore

Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëresa gjyqësore

Nisë belaja në LDK, Abdixhiku kërcënon publikisht bashkëpartiakët e vet

Nisë belaja në LDK, Abdixhiku kërcënon publikisht bashkëpartiakët e vet

A votuan Thaçi dhe të tjerët në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje

A votuan Thaçi dhe të tjerët në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje

0:000:00