Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe në rigjykim e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 20 vjet burgim të akuzuarin për krime kundër njerëzimit Murat Dernjani.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga trupi gjykues i përbërë nga Violeta Namani-Hajra- kryetare, Rrahman Beqiri dhe Kushtrim Shyti- anëtarë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas gjykatëses Namani-Hajra, të akuzuarit në dënimin me burgim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Dernjani obligohet edhe për shpenzimet e procedurës dhe atë për paushallin gjyqësor 200 euro dhe 100 euro të tjera për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.


Prezent në shpallje ishin prokurori special Ilir Morina dhe mbrojtësi i Dernjanit, avokati Murat Demolli.

Fillimisht, Themelorja më 4 korrik 2025 kishte shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit Dernjani dhe e dënoi me 20 vjet burgim, duke konstatuar se i akuzuari ka kryer krime që bien ndesh me normat e të drejtës ndërkombëtare humanitare.

Por, Apeli përmes vendimit të përpiluar më 30 prill 2026, ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktgjykimin e Themelores, duke kthyer çështjen në rigjykim.

Ndryshe, Murat Dernjani akuzohej edhe për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. Për këtë akuzë, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 14 janar 2019 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tij duke e dënuar me 5 vjet burgim./ Periskopi/




Të ngjashme
Presidentja, Kryetari dhe Administratori

Presidentja, Kryetari dhe Administratori

IKD: Gjobat e KPM-së ndaj mediave për fushatat zgjedhore janë të kundërligjshme

IKD: Gjobat e KPM-së ndaj mediave për fushatat zgjedhore janë të kundërligjshme

Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëresa gjyqësore

Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëresa gjyqësore

Nisë belaja në LDK, Abdixhiku kërcënon publikisht bashkëpartiakët e vet

Nisë belaja në LDK, Abdixhiku kërcënon publikisht bashkëpartiakët e vet

A votuan Thaçi dhe të tjerët në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje

A votuan Thaçi dhe të tjerët në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje

Finalizohet 100% numërimi i votave, këto janë rezultatet përfundimtare

Finalizohet 100% numërimi i votave, këto janë rezultatet përfundimtare

Përtej fituesve dhe humbësve, çfarë po i thonë qytetarët politikës?

Përtej fituesve dhe humbësve, çfarë po i thonë qytetarët politikës?

Juventusi vihet pas Guomundsson, Fiorentina mund ta lërë të largohet për 15-18 milionë euro

Juventusi vihet pas Guomundsson, Fiorentina mund ta lërë të largohet për 15-18 milionë euro

99.72% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe 7 kuti

99.72% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe 7 kuti

Ndahet nga jeta veterani i arsimit dhe i Luftës së UÇK-së, Prof. Faik Dodaj

Ndahet nga jeta veterani i arsimit dhe i Luftës së UÇK-së, Prof. Faik Dodaj

Zgjedhjet nxorën numra për qeverisje, por jo domosdo zgjidhje

Zgjedhjet nxorën numra për qeverisje, por jo domosdo zgjidhje

Lufta në Ukrainë – aleatët e ngushtë evropianë të Zelenskyt vendosin 5 kushte për bisedimet e paqes me Rusinë

Lufta në Ukrainë – aleatët e ngushtë evropianë të Zelenskyt vendosin 5 kushte për bisedimet e paqes me Rusinë

0:000:00