Finalizohet 100% numërimi i votave, këto janë rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave në nivel vendi, duke e finalizuar atë në 100 për qind.
Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 42,91 për qind të votave, përkatësisht 299,152 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21,12 për qind ose 147,220 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17,58 për qind, përkatësisht 122,575 vota.
Aleanca renditet e katërta me 7,16 për qind, ose në 49,917 vota.
Ndërkohë, pas përfundimit të kësaj faze, gjatë ditës së sotme pritet të nisë edhe numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN)./ Periskopi/












