Gjiganti turk kontakton Juventusin për Edon Zhegrovën

Skuadra turke kanë bërë hapat e parë për të nënshkruar me sulmuesin Edon Zhegrova nga Juventusi.

Ylli i Kosovës thuhet se do të largohet nga “Zonja e Vjetër”, me skuadrën italiane që nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm pas një sezoni zhgënjyes.

Zhegrova iu bashkua Juventusit në ditën e fundit të afatit kalimtar veror 2025, duke nënshkruar në një marrëveshje prej 15 milionë eurove.

Sidoqoftë, shkaku i lëndimeve të vazhdueshme – Zhegrova nuk arriti ta dëshmojë kualitetin, ndërsa skuadra italiane dëshiron ta largojë sa më parë për të marrë ndonjë lojtar tjetër që i përshtatet Spallettit në atë pozitë.

Sipas “TMW”, disa klube turke kanë shprehur interesim për 27-vjeçarin, kurse Trabzonspori ka ndërmarrë hapat e parë duke kontaktuar zyrtarisht Juventusin lidhur me Zhegrovën.

Negociatat mes palëve ende nuk kanë nisur, por raporti shton se Juve është i gatshëm të negociojë me këdo për kosovarin.

Përndryshe, Zhegrova thuhet se ka kërkuar nga Juventusi t’ia japë edhe një mundësi për ta dëshmuar kualitetin, kësisoj nuk po e konsideron fare largimin./Telegrafi/

Të ngjashme
Pse futbolli quhet “soccer” në SHBA dhe Kanada?

Spanja e frikshme sonte, vjen edhe goli i dytë ndaj Arabisë Saudite

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Tunizia përsëriti startin historik të Greqisë 1994, eliminim i hershëm në Botëror

Spanja dhe Belgjika kërkojnë fitoren e parë, Arabia Saudite dhe Irani synojnë befasinë

Çmenduri në zhveshtore: Pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan me futbollistët e Curaçaos?

Zeneli pas debutimit në Botëror: Përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën

Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Triumf i Japonisë, tjetër poshtërim për Tunizinë

Gjermania barazon rezultatin, falë dy zëvendësuesve

Shokohet Gjermania, Bregu i Fildishtë kalon në epërsi me golin e Kessie

Real Madrid del me komunikatë zyrtare për Michael Olisen