Manuali i qeverisjes së një manipulatori si Albin Kurti

Manuali i qeverisjes së një manipulatori si Albin Kurti

Shkruan: Ermal Mulosmani

Kur dëgjon retorikën e Albin Kurtit dhe përkrahësve të tij të krijohet ideja që Kosova është çliruar me 14 Shkurt 2021!

Atë ditë duket se mori fund kalvari i vuajtjeve të kosovarëve të ngratë, të marrë peng nga klika e “hajnave dhe tradhtarëve” që vijuan ta shtypin e shfrytëzojnë këtë popull martir e të drobitur nga sundimi serb!

Nuk do të jetë çudi nëse dikush do të hidhte idenë që 14 Shkurti 21 të kthehej në ditën e çlirimit “të vërtetë” të Kosovës.

Por… nuk ka mbaruar ende! Ka 5 vjet e 3 muaj që ajo ngjarje ka ndodhur. Tashmë jemi në një realitet tjetër. Megjithatë rreziku

është i njëjtë, "populli" lëshon kushtrimin: “Pushteti i vjetër po don me na e marrë pushtetin”.

Albini përsëri është në rrezik e "populli" duhet me e shpëtu!

Prej kujt do ta shpëtojë populli? Ish pushteti është ndërruar, Hashim Thaçi është në burg, Isa Mustafa është në pension, Ramushi e ka dorëzuar Partinë e tij te Ardian Gjini. Liderët kryesorë opozitarë janë ndërruar.

Por kjo është një konstatim i kotë! Askush nuk merr mundimin ta thotë sepse në botën e iluzioneve faktet dhe të vërtetat janë krejt të parëndësishme dhe të injorueshme.

Kurti e ka ndërtuar një botë iluzive për mbështetësit e tij prej të cilës ata nuk duan të dalin. Si prestigjatorët që mahnisin spektatorin përmes manipulimin të vëmendjes, edhe Kurti ka zbatuar me përpikëri një strategji manipulative që e mban fanatikun në gjendje deliri.

Ja disa prej pikave kryesore të strategjisë së Kurtit:

1. Antipluralizmi ose Përfaqësimi ekskluziv i popullit.

Kjo nis qysh nga emri i Partisë. Demagogët zakonisht nuk janë Parti. Emri “parti” (pra pjesë), zakonisht nuk i ngop. Ata gjejnë emra më gjithpërfshirës si “Lëvizje”, “Front” ose “Fondacion” a ku di unë. Në psikikën e njerëzve ky emërtim është gjurmëlënës. Këtu fillon mashtrimi. Nënteksti është: ne jemi e tëra, të tjerët janë pjesa.

Lëvizja është populli!

Lind pyetja po ata tjerët çfarë janë? Anti-populli?!

Atu-ja e lëvizjeve të tilla (atu- karta fituese) janë emocionet e njerëzve. Uilli Stark, në librin “Gjithë njerëzit e Mbretit” thotë:

“Objekti i studimit tim është zemra e popullit”.

Çdo përpjekej për të konkuruar emocionin me arsyen është e destinuar të dështojë. Njeriu do t’i çohet zemra peshë, të ushqehet me iluzione jo me realitet e vështirësi. Pra, vini re, arsyeja (pra truri) kthehet në problem që duhet evituar. Populli e ka të vështirë të kapë arsyen, duhen përpjekje titanike prej plebeu për të diskutuar faktet.

2. Eleminimi i faktet që bien në kundërshtim me Albinin

Shembull 1: Mos përmendet më bashkimi kombëtar. Shqipëria është sot një shtet si gjithë të tjerët, madje një shtet i dyshimtë. Ai ishte slogan për Opozitë.

Shembull 2: Të përmendet largpamësia e Albin Kurtit që ishte kundër Gjykatës Speciale. Të qarkullojë fjalimi profetiko-heroik i Kurtit në Kuvend kur u mirtua Gjykata. Kjo është analiza sipërfaqësore. Po pse Albini e bëri atë fjalim? Ai nuk rrezikonte asfare nga asnjë Gjykatë sepse nuk është i implikuar. Ai ishte absolutisht i bindur që pushteti i atëhershëm do ta miratonte Gjykatën sepse ishte kusht i partnerëve ndërkombëtarë. Atëherë, si një katil i vogël gjeti sheshin për të bërë demagogji: “Ata do të burgosin edhe ty”. Po merrte kapital politik me fjalën dhe kënaqësi shpirtërore me miratimin e Gjykatës! Nëse formimi i asaj Gjykate do të varej ekskluzivisht nga vota e Kurtit, jam 100% i sigurtë që vota e tij do të ishte “pro”.

3. Demonizo kundërshatrin me etiketime, sharje, linçime sa më të thjeshta e mbresëlënëse: “hajn” , “tradhtar”, “profiter” apo etiketime morale si “kurvë” e “ruspie”. Populli i kupton thjesht dhe i bën të vetat këto sepse ka një dëshirë të paanë për të sharë. Duke sharë sikur u lehtësohet barra e jetës, sikur barazohet intelektualsiht e politikisht dhe sidomos i mbushet mendja që gjithë defektet e tmerrshme morale që gjen në karakterin e tij i shllyen duke ua dhënë të tjerëve.

4. Ule nivelin e diskursit në nivele sa më bazike.

Një demagog ka thënë një i mençur diku është një njeri që e ul aq shumë nivelin e diskutimit saqë dëgjuesit i duket vetja po aq i zgjuar sa ligjëruesi. E keni dëgjuar besoj Kurtin në fushata elektorale të përdorë sllogane kaq të thjeshta sa duken të dala nga odat e fshtarave më të humbur të vendit: “Dubrava 12 kat”, “Krejt dhe drejt”, Cep më cep”, “lumenjtë po na ikin sepse Kosova është “qeshtu” (tregon me dorë pozicionimin) dhe spo mund i ndalim”.

Këto mund të duken qesharake në arsyetimin e çdo mendjeje të kthjellët por në mendjen e plebeut duken aforizma: “Këto mund t’i kisha thënë edhe unë” – thotë me vete. “Ky është si ne, ky është zemra jonë”.

5. Viktimizimi imagjinar.

Megjithse është fitimtar i padiskutueshëm i zgjedhjeve dhe ushtrues i të gjitha pushteteve ekzekutive prej 5 vitesh, retorika e mbështetësve të tij është e thjeshtë: “Të gjithë kundër Albin Kurtit”; nënkupto “të gjithë të këqinjtë kundër të mirit”, “hajnat kundër popullit”, “tradhtarët kundër liberatorit”. Pas pesë vjet qeverisje ai duket sikur është në Opozitë, si zëri i së mirës së kërcënuar. Zotëri, ke 5 vjet që qeveris. Arresto të korruptuarit, hajnat dhe vër paqen sociale në një vend të brishtë e të vogël të cilin ta kanë besuar. Tani ti nuk je viktima, je Lideri. Një lider që shitet si viktimë nuk duhet të jetë lider.

6. Përdor anonimët apo të “pavarurit” për të demonizuar aleatët ndërkombëtarë dhe median.

Asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka pasur më shumë urrejtje për Amerikën. Zërat që dalin pro Palestinës, Iranit apo në përgjithësi pro popujve viktimë, në fakt nuk është se po u rreh shumë për ata popuj. Është direktiva që përmes kauzave të drejta të thuhet e vërteta që nuk thuhet dot hapur: “Amerika është një shtet imperialist që ka veç interesa”. Kjo mund të jetë e vërtetë por nuk janë kosovarët ata që duhet ta thonë këtë të vërtetë. Amerika është shpirti i Kosovës, nëse ata e braktisin Kosovën, ai shtet i krijuar nga amerikanët shkrihet si bora në diell. Dhe nuk është çudi të ndodhë.

7. Mos bëj asnjë punë.

Duke mos bërë punë është e sigurtë që nuk vidhet. Të mblidhen taksat, të ndërtohet një sistem efikas i mbledhjes së tyre dhe astaj të shpërndahen paratë e mbledhura në popull. Kjo politikë “robinhudiane” ia ruan figurën liderit. Ai është ndryshe, na jep sadaka çdo tre muaj. Punët publike duan angazhim, kontrata, obligime. Realizuesit e punëve publike janë përfitues që duhen lënë pa punë. Çdo biznesmen është oligark, shushunjë e popullit.

Duke përsëritur në mënyrë të pandërprerë sllogane të thjeshta si “hajna”, “tradhtarë” për kundërshtarin politik, është arritur një sukses i jashtëzakonshëm nga Kurti. Një etiketim i ndyrë moral për kundërshtarin e njëkohësisht krejt banal e i kuptueshëm, zgjon peshë zemrën e plebeut, i vjen për hosh.

“Me siguri na kanë vjedhur, duhet të çlirohemi nga vjedhja”.

Diçka ka të vërtetë aty, pushteti të korrupton, kjo është një e vërtetë sa historia. Por detyra e një Lideri është të çojë përpara drejtësisë të korruptuarit. Nëse nuk e bën duhet të heshtë.

T’i thuash tjetrit “hajn” në përgjithësi, i krijon një ndjesi të çuditshme. Nuk di si të përgjgijet. Është ajo që thotë Hanna Arendt:

“E keqja e sfidon mendimin, sepse, sapo mendimi përpiqet të merret me të keqen dhe të shqyrtojë premisat e parimet nga ajo buron, mendimi mbetet i zhgënjyer. Ai nuk gjen asgjë në të.

Ky është banaliteti i së keqes.”

Askush nuk e vret mendjen se kush e sa vodhi, kush e sa u dënua për vjedhje. Kjo është një ushtrim i vështirë për sovranin. Ai nuk është për ushtrime të vështira.

Arsyen është armike në botën e emocioneve. Kush e përdor atë është armik i Lëvizjes.

Të ngjashme
Një manifest i dyshimtë antishqiptar

Një manifest i dyshimtë antishqiptar

Adam Smithi do ta mbështeste Revolucionin e Flamingos

Adam Smithi do ta mbështeste Revolucionin e Flamingos

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

Për ata që thërrasin "Shqipëria është e jona" dhe linçojnë shqiptarët

Për ata që thërrasin "Shqipëria është e jona" dhe linçojnë shqiptarët

Socializmi i Gjeneratës Z

Socializmi i Gjeneratës Z

Lea Ypi, Zvërneci dhe tundimi i vjetër për t’i dhënë leksione botës nga Shqipëria

Lea Ypi, Zvërneci dhe tundimi i vjetër për t’i dhënë leksione botës nga Shqipëria

Ukraina nuk po humb. Rusia nuk po fiton.

Ukraina nuk po humb. Rusia nuk po fiton.

Presidentja, Kryetari dhe Administratori

Presidentja, Kryetari dhe Administratori

Qëndrim i prerë nga Prattipati: Kosova të veprojë shpejt për partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën

Qëndrim i prerë nga Prattipati: Kosova të veprojë shpejt për partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën

Kur miti politik bëhet më i fortë se realiteti ekonomik

Kur miti politik bëhet më i fortë se realiteti ekonomik

Letër vajzës së vogël nga Vushtrria

Letër vajzës së vogël nga Vushtrria

Revolucioni moral i hajnit me doreza të bardha

Revolucioni moral i hajnit me doreza të bardha

Albin Kurtit populli i Kosovës i dha gjithçka, pse është kaq i palumtur e plot urrejtje?

Albin Kurtit populli i Kosovës i dha gjithçka, pse është kaq i palumtur e plot urrejtje?