Pretendimet e ZPS: Rexhep Selimi mori pjesë në krime, kushëririn e tij e emëroi vetëm për të kryer krime

Pretendimet e ZPS: Rexhep Selimi mori pjesë në krime, kushëririn e tij e emëroi vetëm për të kryer krime

Prokurori Matt Halling gjatë deklaratës përfundimtare, duke folur për Rexhep Selimin, tha se ai ka marrë pjesë në kryerjen e krimeve. Madje, prokurori shtoi se ishte përgjegjës për disa emërime dhe shkarkime. Përveç kësaj, ai tha se kushëririn e tij, Sylejman Selimin, e emëroi tashmë i akuzuari dhe Shtabi i Përgjithshëm vetëm për të kryer […]

Madje, prokurori shtoi se ishte përgjegjës për disa emërime dhe shkarkime. Përveç kësaj, ai tha se kushëririn e tij, Sylejman Selimin, e emëroi tashmë i akuzuari dhe Shtabi i Përgjithshëm vetëm për të kryer krime me njerëzit e tij në Likoc, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Periskopi.

Madje, Halling shtoi se i akuzuari kishte aftësinë për të trajtuar sjelljen e vartësve të tij.

“Selimi kishte aftësinë dhe informacionin për të trajtuar sjellje e vartësve të tij dhe ai ndërmori hapa për të hequr dikë si komandant Drini dhe jo dikë si Sylejman Selimi i cili ishte emëruar nga Rexhep Selimi dhe Shtabi i Përgjithshëm vetëm për të kryer krime me njerëzit e tij në Likoc. Rexhep Selimi nuk bën asgjë për të ndaluar kushëririn e tij Sylejmanin dhe provat për praninë e Selimit tek të ndaluarit dhe keqtrajtuarit në Likoc i dha atij edhe më shumë informacion për të ndërhyrë. Por, Drini u hoq dhe Sylejmani u bë komandant i përgjithshëm. Mekanizmi i llogaridhënies është kthyer komplet mbrapsht dhe kjo është e qëllimshme”, tha prokurori.

Po ashtu, Mat Halling mori një shembull ku një dëshmitar kishte thënë që kinse Selimi ka thënë se “do i vras me duart e mia të gjithë ata që janë me Rugovën”.

Sipas prokurorit, në heqjen prej pozitës së komandantit, Ekrem Rexhën kishte dorë edhe Rexhep Selimi.

“Selimi u caktua përgjegjës për goditjen të koordinuar më të madhe që UÇK-ja kishte bërë deri në atë pikë dhe komunikata 36 pasqyron këto sulme. Pastaj, ai është personi që flet në paraqitjen e parë të UÇK-së më 1997-ën”, tha ai.

Prokurori shtoi se Selimi kishte vepruar për të bashkëndarë qëllimin e përbashkët kriminal.

“Selimi vepron përmes pozitave që ai mban gjatë periudhës së mbuluar në aktakuzë për të bashkëndarë qëllimin e përbashkët kriminal dhe për t’i kontribuar atij. Këtë mund ta shihni në gjuhën që ai përdorë përpara se të shihni atë që rrah një të ndaluar duke përdorur një tub plastik dhe duke marrë pjesë në kryerjen e krimeve të tjera”, tha ai.

Përveç kësaj, Halling tha se Selimi ishte i qartë vazhdimisht për bindjen e tij ndaj disa grupeve që i konsideronte kundërshtarë. Tha që Shtabi i Përgjithshëm nuk e kishte njohur dhe nuk do ta njihte kurrë këtë vijë institucionale, parlamentin e presidentin.

Prokurori: Shohim përfshirjen e Veselit në krimet e ngritura në aktakuzë, mungesa e tij në Kosovë s’e ndryshon situatën

Të ngjashme
Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Gashi – Kallxo’s: Opinionet pa autor janë vetëm të redaksisë – Kush kërkoi që emri të mos i publikohej?

Gashi – Kallxo’s: Opinionet pa autor janë vetëm të redaksisë – Kush kërkoi që emri të mos i publikohej?

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër