Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar sot rreth profilit të rrejshëm në rrjete sociale me emrin “Lule Gjeli” e që në një postim të para disa ditësh e kishte shpallur të vdekur.

Hoti thotë se profile të tilla anonime e kanë sulmuar këdo që ka menduar ndryshe dhe i ka bërë thirrje Prokurorisë të veprojë me urgjencë.

“Rasti Lule Gjeli duhet të shërbejë si këmbanë alarmi. Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e “Lule Gjelit” me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar, por me një model të rrezikshëm të të bërit politikë.”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Për vite me radhë, gjuha e urrejtjes, linçimi publik, shpifjet dhe fushatat e koordinuara kanë helmuar debatin politik në Kosovë. Emra, profile anonime dhe mekanizma propagandistikë janë përdorur për të sulmuar këdo që mendonte ndryshe.

Rasti Lule Gjeli duhet të shërbejë si këmbanë alarmi. Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e “Lule Gjelit” me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar, por me një model të rrezikshëm të të bërit politikë.

Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, e aq më pak ata që, në emër të pushtetit, kanë mbjellë urrejtje dhe përçarje në shoqëri.

Të ngjashme
Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Ramadani rikthen deklaratën e tij të majit: Prapa profileve të rreme s’përjashtohet që janë disa ministra

Huthitë e Jemenit sulmojnë Arabinë Saudite

Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare

'Lule Gjeli' kërkon shpëtim, Tomë Gashi i paraqitet në heshtje me “like”

Komandanti i KFOR-it: Presim mbështetje nga Serbia për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023

Takim në fshehtësi të plotë: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut

“Zhegrova do të largohet nga Juventusi”, Fiorentina shpreh interesim për të

Zemaj: Pas zbulimit të “Lule Gjelit” servilët kanë nisur t’i mbyllin profilet e rreme

“A ki naj avokat të hajrit”, zbulohet biseda e Lule Gjelit me zëvendësministrin e VV-së, Avni Zogianin

0:000:00