“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

Kallxo.com, mediumi të cilin Jeta Xharra e udhëheqë ka dalë me një reagim lidhur me profilin në Facebook me emrin Lule Gjeli, të të cilin sot pati reagime të shumta, veçanërisht për faktin se një opinion me autor emrin e lartëpërmendur, ishte publikuar në kallxo.com disa kohë më parë.

Ndër të tjerë, ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka kërkuar nga mediumi “Kallxo.com” dhe drejtoresha Jeta Xharra që të sqarojë se kush është personi prapa profilit “Lule Gjeli”, pasi ky medium kishte publikuar një opinion me autor me këtë emër.

Ai kërkoi që institucionet dhe organizatat e përmendura të sqarojnë autorësinë e profilit, bashkëpunimin e mundshëm me të, periudhën dhe mënyrën e angazhimit, si dhe nëse aktiviteti është financuar me fonde publike.

Në reagimin e kallxo.com thuhet se indentiteti i autorit me psudonimin Lule Gjeli nuk është i panjohur për ta, por se autori i opinionit të publikuar në këtë medium ka kërkuar që artikullin e dërguar si opinion ta publikojë me pseudonim.

Por, mediumi thotë se nuk e di kush qëndron prapa Facebook profilit “Lule Gjeli”, duke theksuar se ky opinion është publikuar para se të fillojnë postimet me lajme të rreme nga profili Lule Gjeli në Facebook .

Mediumi i udhëhequr nga jeta Xharra thotë se kurrfarë pagese apo shpërblimi nuk është i lidhur me këtë publikim.

Pjesë nga reagimi:

“…për t’iu përgjigjur kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sa për korrektësi, po i përgjigjemi edhe njëherë pyetjeve të tij të cilat i ka dërguar përmes një postimi të tij në Facebook:

Kush është autori me emrin “Lule Gjeli”?

Përgjigje: Identiteti i autorit me pseudonimin “Lule Gjeli” nuk është i panjohur për ne. Autori i opinionit të publikuar në KALLXO.com ka kërkuar që artikullin e dërguar si opinion ta publikojë me pseudonim. Ka pasur edhe raste tjera, megjithëse fort të rralla, kur KALLXO.com ka publikuar përmbajtje nën pseudonim. Edhe në këtë rast, ka qenë vendim i redaksisë, që artikullin e dërguar me email ta publikojmë në pjesën Opinione me datë 27.08.2020 me pseudonim, por me redaktim tonin. Por, nuk e dijmë kush qëndron prapa Facebook profilit “Lule Gjeli”. Po e përsërisim, ky opinion është publikuar para se të fillojnë postimet me lajme të rreme nga profili Lule Gjeli në Facebook dhe kurrfarë pagese apo shpërblimi nuk është i lidhur me këtë publikim. Çfarë bashkëpunimi tjetër kanë pasur me Lule Gjeli?

Përgjigje: Pos publikimit të opinionit, kurrfarë bashkëpunimi tjetër nuk ka pasur as me autorin e opinionit, e as me facebook profilin Lule Gjeli. Vlerësimet dhe shenjëzimet e postimeve të profilit Lule Gjeli në Facebook si të rreme nuk do t’i quajmë si bashkëpunim, sepse disa herë kemi qenë të sulmuar mu për shkak të punës sonë në shenjëzimin e këtyre postimeve të rreme.

Në cilën periudhë kohore ka bashkëpunuar me të, sa ka zgjatur ky bashkëpunim, a është paguar ajo/ai për publikimet e saj dhe me çfarë fondesh është paguar?

Përgjigje: Publikimi i opinionit ka ndodhur me 27.08.2020. Autori i këtij opinioni as nuk është paguar, e as nuk ka paguar në asnjë formë, në asnjë moment, në asnjë mënyrë për këtë publikim. Puna në redaktimin e këtij opinioni është mbuluar me fondet vetanake të KALLXO.com. A ka qenë ndonjë politikan i përfshirë në diskutimet gjatë angazhimit të Lule Gjelit në publikimin e “opinioneve” pro qeveritare?

Përgjigje: Jo! Jo, sepse KALLXO.com nuk ka qenë e as nuk është, nuk ka publikuar e as nuk publikon materiale “pro qeveritare”. As në kohën e AAK, as në kohën e LDK, as në kohën e PDK, e as në kohën e LVV. Ndoshta e keni të vështirë ta kuptoni dhe ta pranoni si të tillë, por puna e KALLXO.com udhëhiqet jo sipas preferencave politike, por sipas standardeve dhe vlerave të cilat janë publike dhe të qarta për të gjithë, përpos për ata të cilët me pafytyrësi të madhe ndryshojnë mendimet, vlerësimet dhe qëndrimet duke u bazuar në atë se kush i paguan këtë javë apo tjetrën. A do t’i kërkoni falje qindra viktimave, një prej të cilave jam edhe unë, për dëmin që u ka shkaktuar profili Lule Gjeli?

Përgjigje: Jo! Jo, sepse nuk ndihemi përgjegjës për veprimet as të autorit të opinionit, e as për postimet e Lule Gjelit. Po ashtu, nuk kërkojmë falje as për publikimin Asfalti i ri problemet e vjetra të botuar dje. Edhe pse Përparim Rama mund ta konsiderojë këtë artikull si “pro qeveritar” apo “kundër Përparim Rama”; edhe pse Përparim Rama mund të konsiderojë se KALLXO.com duhet të mos i adresojë temat të cilat raportohen në redaksinë tonë për shkak se ka bërë shumë për disa projekte të BIRN-it, duhet t’ia kujtojmë, edhe z.Rama por edhe opinionit, se KALLXO.com punon dhe raporton sipas standardeve më të larta profesionale, pa kurrfarë animi apo preference, pos interesit publik”.

Të ngjashme
Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Ramadani rikthen deklaratën e tij të majit: Prapa profileve të rreme s’përjashtohet që janë disa ministra

Ramadani rikthen deklaratën e tij të majit: Prapa profileve të rreme s’përjashtohet që janë disa ministra

Huthitë e Jemenit sulmojnë Arabinë Saudite

Huthitë e Jemenit sulmojnë Arabinë Saudite

Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare

Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare

'Lule Gjeli' kërkon shpëtim, Tomë Gashi i paraqitet në heshtje me “like”

'Lule Gjeli' kërkon shpëtim, Tomë Gashi i paraqitet në heshtje me “like”

Komandanti i KFOR-it: Presim mbështetje nga Serbia për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023

Komandanti i KFOR-it: Presim mbështetje nga Serbia për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023

Takim në fshehtësi të plotë: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut

Takim në fshehtësi të plotë: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut

“Zhegrova do të largohet nga Juventusi”, Fiorentina shpreh interesim për të

“Zhegrova do të largohet nga Juventusi”, Fiorentina shpreh interesim për të

0:000:00