PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

Paris Saint-Germain raportohet se ka kontaktuar Manchester Cityn për t’u informuar mbi kushtet e një transferimi të mundshëm të Rodrit, sipas “RMC Sport”.
Edhe pse kampionët në fuqi të Evropës nuk kishin planifikuar të transferonin një mesfushor gjatë kësaj vere, mundësia për të siguruar shërbimet e reprezentuesit spanjoll, të cilit i ka mbetur vetëm edhe një vit kontratë, konsiderohet një rast i artë në tregun e transferimeve.
Megjithatë, realizimi i kësaj marrëveshjeje pritet të jetë shumë i vështirë, pasi lojtari tashmë ka një marrëveshje me Real Madridin, ndërsa edhe Barcelona e ka identifikuar si një nga objektivat kryesorë për afatin kalimtar të verës.
Pas një sezoni 2025/26 të vështirë, të shoqëruar nga lëndimet, Rodri ka rikthyer formën e tij më të mirë dhe ka luajtur një rol vendimtar në triumfin e Spanjës në Kupën e Botës.
Paraqitjet e tij mbresëlënëse gjatë fazës me eliminim direkt, të kurorëzuara me një performancë të shkëlqyer në finalen ndaj Argjentinës, bënë që ai të shpallej lojtari më i mirë i turneut.











