Makina hyn në turmën e njerëzve në Berlin, nuk dihet numri i të lënduarve

Disa persona kanë mbetur të lënduar gjatë një aktiviteti të organizuar të Berlin në kryeqytetin gjerman, pasi një automjet dyshohet se ka hyrë në mesin e turmës në qendër të qytetit.
Policia e Berlinit ka bërë të ditur se aktualisht është duke u zhvilluar një operacion kërkimi për të gjetur personin përgjegjës për ngjarjen, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin zonën ku ndodhi incidenti, raporton BBC, transmeton Periskopi.
Sipas autoriteteve, personat e lënduar janë duke marrë trajtim nga ekipet emergjente pranë parkut Tiergarten, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.
Për shkak të incidentit, organizatorët kanë anuluar aktivitetin vjetor të njohur si Christopher Street Day, i cili ishte pjesë e manifestimeve të Berlin Pride.
Ende nuk dihet numri i saktë i personave të lënduar, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.
Më herët gjatë ditës së shtunë, mijëra persona kishin marrë pjesë në paradën e krenarisë nëpër rrugët e Berlinit, e cila kishte përfunduar pranë parkut Tiergarten, ku më pas ishin planifikuar aktivitete të tjera gjatë mbrëmjes.











